GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhen abuzimet, si prokurori Arjan Ndoji u mundua të fshihte lidhjen me vajzën e biznesmenit

17:28 - 21/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhen abuzimet, si prokurori Arjan Ndoji u mundua të fshihte lidhjen me vajzën e biznesmenit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera abuzime zbardhen nga vendimi i KPK për prokurorin Arjan Ndoji. “BalkanWeb” sjell një tjetër pjesë të vendimit, ku tregohet se si prokurori Ndoji ka pushuar çështjen për një ndërtesë shumëkatëshe në pronësi të shtetasit Enver Shaba, ku palë ishte dhe vajza e këtij të fundit, me të cilin prokurori kishte miqësi dhe kishin udhëtuar disa herë jashtë vendit bashkë. Në sqarimet e tij, prokurori Ndoji ka mohuar të ketë lidhje të afërta me biznesmenin Enver Shaba, duke thënë madje se nuk e njihte vajzën e tij, që ishte e përshirë në çështjen e ndërtesës.

“Sa i takon pretendimit se me shtetasin E. Sh. nuk ka njohje të afërta, Komisioni çmon se përkundër sa pretendon subjekti, udhëtimet në dy raste të këtij shtetasi me subjektin në vitet 2013 dhe 2015, si dhe fakti që ata kanë drekuar së bashku një ditë përpara ngjarjes së nëntorit të vitit 2019, tregojnë marrëdhënie të afërta dhe në vazhdimësi të tyre”, thuhet në vendimin e KPK.

Më tej, pas gjithë sqarimit që KPK jep për këtë çështje, ku thekson edhe faktin se Arjan Ndoji kishte drekuar me Shabën pak para atentatit te mbikalimi i Shkozetit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardh edhe një bisedë me shkrim dore të Ndojit drejtuar drejtueses së Prokurorisë së Rrethit Durrës.

“Në fund të këtij udhëzimi është shkruar me shkrim dore nga prokurori Arian Ndoja dhe nënshkruar prej tij, si vijon: “Respekto ligjin. Thjesht nënshkruaj shkresën. Punën time e vlerëson gjykata jo ju. Po të paralajmëroj se do të të bëj kallëzim penal apo sepse po shkel ligjin. Arian Ndoja. Datë 30.9.2019””, thuhet më tej në vendimin e KPK, e cila e përmbyll këtë pjesë me argumentin se “Në përfundim, Komisioni çmoi se mangësitë profesionale të evidentuara në trajtimin e çështjes në ngarkim të shtetases Z. Sh., ndërthurur me veprimet e subjektit në kushtet e konfliktit të interesit në çështjen në ngarkim të kësaj shtetaseje dhe babait të saj E. Sh., cenojnë etikën e prokurorit dhe besimin e publikut si pjesë përbërëse e sistemit të drejtësisë”./BW

 

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, Presidenca franceze: Po punojmë që ta zhbllokojmë në ditët që vijnë

Ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, Presidenca franceze: Po punojmë që ta zhbllokojmë në ditët që vijnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com