GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhen datat e testimeve për kandidatët që duan të bëhen mjekë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhen datat e testimeve për kandidatët që duan të bëhen mjekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për t’u bërë mjek, nuk mjaftojnë pesë vite shkollim. Kjo pasi për të marrë licensën e ushtrimit të profesionit dhe për të të siguruar një vend pune, duhet praktikë profesionale pranë urdhërit përkatës.
Ata që sapo kanë përfunduar praktikën e detyrueshme janë në fazën e dytë tanimë, të shumë pritur nga ana e tyre. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka zbardhur kalendarin me datat e provimeve për nëntë profesione të shëndetësisë, të cilët do të testohen përgjatë një muaji, duke nisur nga 16 janari deri në 16 shkurt.

Në tabelën e mëposhtme, hartuar sipas emrave që kanë sjellë urdhrat e farmacistëve, mjekëve e infermierëve, janë datat për secilin profesion, ndërsa në javën e ardhshme pritet të bëhen publikë emrat referuar këtij kalendari datash. Të interesuarit, përpara se të paraqiten për të dhënë provimin, duhet të konsiderojnë disa rregulla. Së pari, komunikimi, qoftë verbal në ambientet e provimit apo me celular, është rreptësisht i ndaluar, sikundër edhe konsumi i duhanit apo ushqimeve të tjera.

Po ashtu, ndërrimi i vendit apo lëvizja gjatë provimit është penalizuese për kandidatin. Kujtojmë që ky provim jepet kundrejt një vlere të caktuar, 10 mijë lekë për herë të parë dhe 2500 për secilën herë të pjesëmarrjes. Një skualifikim gjatë provimit apo edhe mosrespektim i orarit të caktuar penalizon kandidatin. Ai jo vetëm që nuk merr pjesë në test, rrjedhimisht nuk merr licencë dhe për një vit, deri në datën e provimit të radhës, nuk mund të kërkojë vend pune.
Paketa e dokumenteve gjithashtu është e rëndësishme, bashkë me maskën mbrojtëse, e cila është futur rishtazi, pasi u hoq një herë si detyrim. Një kartë ID ose pasaportë me një kopje të saj dhe fatura origjinale me vulë për pagesën e tarifës së provimit për llogari të QSHA janë të detyrueshme për t’u futur në sallë. “Kandidatët, të cilët nuk paraqesin dokumentet e mësipërme, nuk mund të marrin pjesë në provim. Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, ju bëjmë me dije se orari do të jetë i përcaktuar për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar në faqen zyrtare të QSHA-së”, nënvizon QSHA në njoftimin për kandidatët.

Pesëdhjetë pikë për të marrë licencën

Në ndihmë të bluzave të bardha që do testohen në sezonin e radhës, i cili do të zhvillohet në nisje të vitit të ardhshëm, ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve, nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Kështu, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.
Në rregulloren e provimit të shtetit të miratuar më herët, saktësohet se kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën e profilit ku aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës. Në rastet kur një kandidat nuk paraqitet në provim, ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk do të vlerësohet si i kryer. Pjesë e sezonit të testimeve do të bëhen edhe shumë kandidatë, të cilët kanë hyrë në testime gjatë sezoneve të shkuara, por që nuk kanë arritur dot të sigurojnë pikët minimale që duhen për të qenë kalues. Këta kandidatë do të duhet të shlyejnë një tarifë më të lartë se sa kandidatët që testohen për herë të parë.

 

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Përdoruesit e Twitter bien pre e hakerave, iu vidhen të dhënat

Përdoruesit e Twitter bien pre e hakerave, iu vidhen të dhënat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com