SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon një operacion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim të parave në shuma të mëdha, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Mësohet janë lëshuar 20 masa sigurie ndërsa deri.
Në pranga ka rënë Orest Sota, ndërsa masë sigurie ‘arrest me burg’ është lëshuar dhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi, të cilët ndodhen jashtë vendit, të dyshuar se kanë pastruar paratë e një grupi trafikantësh droge. (Ky i fundit përmendej edhe në dosjen e Ballukut).
Dyshohet se biznesmenët janë përfshirë në një skemë të pastrimit të parave në kuadër të një grupi kriminal, para që janë gjeneruar në fushën e ndërtimit të këtyre biznesmenëve.
Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që SPAK të japë më shumë detaje mbi rezultatet e hetimit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në dosje.
Orest Sota është arrestuar më 1 nëntor 2017 pasi u kap duke qarkulluar në automjet me 863 mijë euro. Në prill të këtij viti, Sota shkoi në SPAK ku qëndroi për 5 orë duke dhënë shpjegime për hetimet që po zhvillohen në kundër të AKSHI-t dhe njohjet me biznesmenin Ergys Agasi.
Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe Orest Birçaj për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.
Ndërkohë Edmond Jaupaj është nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë.
Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai, por nuk ka ende informacion nëse ndaj tyre është vendosur masë sigurie.










Discussion about this post