GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhen detajet e reja, ja shkaku që mësuesja vrau të motrën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhen detajet e reja, ja shkaku që mësuesja vrau të motrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje raportohen lidhur me krimin e ndodhur në një familje në Tiranë, ku një 40 vjeçare, me profesion mësuese, qëlloi me thikë motrën e saj.

Sherri që ka ndodhur mes Marsela Pushanit, 40 vjeç, dhe motrës së saj, Amanda, 37 vjeç, përfundoi me një viktimë, ndërkohë që dy motrat jetonin në një banesë në rrugën “Hajdar Hidri” në Tiranë, bashkë me nënën e tyre.

Viktima u qëllua me thikë në stomak, goditje që i ka shkaktuar vdekjen, edhe sipas autopsisë.

Urgjenca është njoftuar nga e ëma e dy motrave, ndërsa në banesën e tyre ka zbarkuar edhe policia, kur është njoftuar se 37-vjeçarja ka pasur një goditje me mjet të mprehtë.

E motra ka deklaruar se përgjatë ditës së djeshme së bashku me nënën e saj kanë debatuar me 37-vjeçaren, ndërsa shkak mendohet se ka qenë përdorimi i alkoolit nga viktima.

“Motra mori thikën dhe tentoi të më godasë mua dhe mamin. Në kushtet e vetëmbrojtës e qëllova me thikë në stomak aksidentalisht”, ka deklaruar Marsela Pushani.

Referuar raportimeve, viktima ishte e alkoolizuar dhe shkonte në supermarket të lagjes ku banonte, e kërkonte pije alkoolike, si edhe kishte konflikte me ta.

Nëna dhe motra e saj i kishin kërkuar këtyre dyqaneve që të mos i jepnin pije alkoolike 37-vjeçares. Duket se ky qëndrim ka agravuar debatet në familjen Pushani, duke çuar dy motrat drejt një konflikti të ashpër që shkaktoi edhe një viktimë.

Hetimi lidhur me ngjarjen vijon, ndërkohë që viktima ditën e hënë (4 shtator) do të festonte ditëlindjen e 37-të. Në hetim është përfshirë edhe nëna e dy vajzave, kjo për faktin se fillimisht është tentuar të mbulohet krimi, duke e deklaruar si një vdekje natyrale, më pas si një vetëvrasje, por nga policia janë hedhur dyshime për vrasje.

Etiketa: detajemesuesjaPoliciaVrasja

Lajme të lidhura

Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare
Aktualitet

Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

16:49 - 23/10/26
Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet
Aktualitet

Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet

16:23 - 23/10/26
Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë euro me SHBA
Aktualitet

Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë euro me SHBA

15:44 - 23/10/26
Para
“O Bekim të mbeta në dorë…”! Britma dhe lutjet e policit që u rrah

“O Bekim të mbeta në dorë…”! Britma dhe lutjet e policit që u rrah

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë
Sport

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26

Kombëtarja shqiptare U-19 do të marrë pjesë në raundin e dytë të Kampionatit Europian U-19, ku do të garojë në...

Lexo më shumë
Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

16:49 - 23/10/26
Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet

Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet

16:23 - 23/10/26
Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë euro me SHBA

Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë euro me SHBA

15:44 - 23/10/26
“Më thirrën për sqarim dhe më dhunuan”/ Arjan Konomi akuzon Linda Ramën se porositi njerëz për ta rrahur

“Më thirrën për sqarim dhe më dhunuan”/ Arjan Konomi akuzon Linda Ramën se porositi njerëz për ta rrahur

15:29 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com