GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zbardhet agjenda, Presidenti i Malit të Zi vizitë zyrtare për herë të parë në Kosovë

19:45 - 12/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet agjenda, Presidenti i Malit të Zi vizitë zyrtare për herë të parë në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të vizitojë për herë të parë si President Kosovën. Vizita zyrtare do të jetë dy ditore, më 18 dhe 19 maj. Gjukanoviç gjatë ditës së parë të vizitës në Kosovë, më 18 maj, do të takohet me të tre liderët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani, kreun e ekzekutivit Albin Kurtin dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca. Vetë Gjukanoviç kishte folur në muajin mars për vizitën që planifikonte ta realizojë në Kosovë.

“Unë deri më tani s’kam qenë për vizitë zyrtare në Kosovë. I gëzohem kësaj vizite. Dua që në këtë mënyrë të kontribuojmë në mirëkuptimin tonë ndërshtetëror” – ishte shprehur Gjukanoviç .

Ai kishte thënë se përmes rritjes së mirëkuptimit ndërshtetor do të rritet edhe cilësia e bashkëpunimit në mes të vendeve të rajonit, gjë që do të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit dhe stabilitetit të rajonit dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Kur ishte pyetur për raportet me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, Gjukanoviç kishte thënë se ato janë jashtëzakonisht të mira.

“Marrëdhënia është e mirë, shumë e mirë. Kudo që jemi takuar, dhe kemi biseduar në shumë vende, do të thoja se kjo është një marrëdhenie shembullore”, kishte thënë Gjukanoviç.

Se do ta vizitojë Kosovën në të ardhmen ka deklaruar edhe kryeministri Dritan Abazoviq.

“Absolutisht jam i gatshëm dhe me kënaqësi të madhe. E shoh si mungesë dhe faji është te unë pasi kanë ekzistuar edhe thirrjet, por ashtu ka qenë dinamika e punës në qeverinë e kaluar që nuk është realizuar vizita ime zyrtare. Tash si kryeministër do të vij me kënaqësi të madhe”, ka deklaruar Abazoviq.

 

Etiketa: agjendaKosoveMali ZiPresidentivizitezbardhetzyrtare

Lajme të lidhura

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje
Breaking Views

Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje

19:46 - 06/03/26
Para
Broja në mbështetje të Kombëtares nga…Anglia

Broja objektivi madhor i West Ham, “Çekiçët” kanë edhe formulën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit
Breaking Views

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

13:19 - 12/03/26

Edi Rama ka sqaruar veprimin e mazhorancës për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut. Në parantezë, i kujtojmë publikut se...

Lexo më shumë
Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

12:33 - 12/03/26
Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

12:09 - 12/03/26
Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

11:58 - 12/03/26
Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

11:42 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com