GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos në gjykatë: Jam beqar, bashkëjetoj dhe kam tre fëmijë

16:42 - 03/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos në gjykatë: Jam beqar, bashkëjetoj dhe kam tre fëmijë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme gjyqtarja Irena Gjoka e ka pyetur me dyer të mbyllura Alqi Bllakon për të dhënat personale. Mësohet se gjyqtarja e njohur i shtroi pyetje duke nisur nga martesa deri tek shkollimi.

“Me status jam beqar, por bashkëjetoj dhe kam tre fëmijë, ndaj dhe i lutem gjykatës ta zbusë masën e sigurisë dhe nga arrest me burg të shpallur në mungesë të vendosë arrest shtëpiak” – deklaroi menjëherë ish-deputeti socialist.

Ish-sekretari deklaroi më tej se kishte përfunduar arsimin e lartë dhe se asnjëherë nuk kishte pasur probleme me ligjin. Duke shtuar vit lindjen, atësinë dhe vendlindjen ish-sekretari i përgjithshëm që përfundoi në paraburgim ashtu si edhe ish-eprori Lefter Koka gjatë seancës me dyer të mbyllura më tej ja la fjalën avokatit të tij. Por përpara se të përfaqësohej nga mbrojtja, Alqi Bllako kujtoi se është i parrezikshëm dhe se nuk ka ndërmend të largohet mbasi për të nuk ekziston rreziku i arratisjes. Megjithatë as avokati, as prokuroria dhe as i dyshuari për shpërdorim dhe korrupsion nuk e prekën fare temën se ku ishte Alqi Bllako gjatë tetë orëve që policia e kërkonte.

Prokurori i SPAK përpos rrethanave të veprës, sipas burimeve të sigurta të gazetës “Si” depozitoi edhe procesverbalin e ekzekutimit të masës së sigurisë në të cilën nuk përmendet fare nëse Alqi Bllako është vetdorëzuar, apo është arrestuar.  Në këtë shkresë prokurorët shkruajnë shkurtimisht orën dhe datën duke zbardhur data 1 prill si momentin kur u ekzekutua masa e sigurisë arrest me burg e vendosur në mungesë nga gjyqtarja e posaçme Gjoka.

Për avokatin burimet që ishin të pranishme në seancën për të cilën media kishte interes të lartë, por që sipas ligjit këto seanca mbahen me dyer të mbyllura, Bllako është i pafajshëm.

“Klienti im s’ka kryer asnjë veprim, nuk ka hedhur asnjë firmë ndaj kërkojmë lirimin e tij” – tha mes të tjerash avokati mbrojtës.

Një kërkesë që nuk u pranua nga gjykatësja anti-korrupsion, e cila mbasi i dëgjoi të gjithë, deklaroi se gjatë verifikimit të kushteve Alqi Bllako do të qëndrojë nën arrest me burg, si edhe Lefter Koka për të cilin gjykata ka vendosur dy masa sigurie, njëra për inceneratorin e Elbasanit dhe tjetra për inceneratorin e Fierit. Afera e fundit ka në kërkim edhe ish biznesmenin Klodian Zoto adresa e të cilit është e vështirë për policinë për tu zbuluar.

 

 

Etiketa: Alqi BllakobashkejetojbeqardeshmiaFemijeGjykatezbardhet

Lajme të lidhura

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det
Aktualitet

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

09:24 - 22/02/26
Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin
Aktualitet

Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

09:09 - 22/02/26
Para
Gjekmarkaj letër Ramës dhe Nanos: Në Lezhë po vidhen pulat

Quiz social-politik!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin
Breaking Views

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

11:22 - 22/02/26

Shpesh debati publik ndalet te ndotja plastike, te mbetjet që shihen me sy dhe që fotografohen lehtë. Por drama e...

Lexo më shumë
SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

09:55 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com