GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Laknas: Më ofenduan…

10:15 - 01/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Laknas: Më ofenduan…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

70-vjeçari Maliq Marku, autori i vrasjes së fqinjit Shefqet Hasa dhe plagosjes së komshiut tjetër Besim Keça, është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë së Tiranës.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ka thënë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe viktima dhe i plagosuri tjetër e kanë ofenduar gjatë ditës së djeshme.

Para uniformave blu, ai ka konfirmuar debatin që kanë pasur ditën e djeshme sa i përket mosmarrëveshjeve për kanalizimet.  Sipas 70-vjeçarit, ai ka kërkuar të sqarohet me fqinjët, por situata doli nga kontrolli dhe në gjaknxehtësi e sipër mori armën në shpi dhe qëlloi ndaj tyre.

Sipas tij, ai ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe ka shprehur pendesë për veprimin e kryer.

Policia ka bindjen se 70-vjeçari Marku ka pasur si qëllim të vrasë të dy komshinjtë.

Sherri u tha se kishte nisur kohë më parë për një kanal të ujërave të zeza. Madje, për konfliktin ishte në dijeni edhe policia por që askush nuk kishte hyrë ta shuante sherrin mes familjeve. Sipas të dhënave të policisë, personi që më pas rezultoi të ishte edhe autori i sulmit me armë ndaj fqinjëve të vet, kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.

Ai është takuar pasditen e djeshme me dy fqinjët e tij dhe ka nisur debat i ashpër. Më pas ai ka ikur në shtëpinë e tij ka marrë një armë dhe ka shtirë mbi ta. Për pasojë njërin prej fqinjëve e kanë kapur katër plumba i cili ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një plumb ka kapur edhe fqinjin tjetër. Ai gjendet në Spitalin e Traumës, sipas mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Etiketa: autorKryesore1laknasVrasja

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
Para
Epidemia e kanabisit po mbush burgjet angleze me shqiptarë

Epidemia e kanabisit po mbush burgjet angleze me shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com