GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO-FOTO/ Zbardhet dëshmia e një prej sulmueseve të avokatit: Donim ti jepnim një mesazh

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO-FOTO/ Zbardhet dëshmia e një prej sulmueseve të avokatit: Donim ti jepnim një mesazh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet dëshmia e një prej të arrestuarave për sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesit. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, Dorian Alia ka rrëfyer se shkuan për t’i dhënë një mesazh avokatit dhe se nuk e llogaritën se Mëngjesi do merrte kaq dëme të rënda.

Alia ka pranuar që ka qenë pjesë e sherrit dhe ka goditur vetëm një herë avokatin me grusht. I pyetur për mënyrën e organizimit të dhunës, Alia është shprehur se e kanë ndjekur prej disa ditësh avokatin dhe se autorët kanë qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin për koordinimin e sulmit. Sipas tij, ata nuk kanë pasur qëllim t’i shkaktojnë dëmtime të rënda.

Ndërkohë Dritan Nano i cili po mbahet në polici, ka mohuar që të jetë porositës i kësaj ngjarje duke mos pranuar të bashkëpunojë me policinë. Megjithatë nga të gjitha hetimet e bëra nga policia është krijuar bindja se Nano është personi që organizuar të gjithë dhunën ndaj avokat Sokol Mëngjesi pasi nuk donte të paguante detyrimet në ngarkim të tij për avokatin Mëngjesi.

Ndërkohë, Sokol Mëngjesi vijojn të jetë në monitorim intensiv ne reanimacion nga stafi mjekësor, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka zbardhur ditën e djeshme dinamikën e ngjarjes ku u zbulua se ngjarja ndodhi pasi avokati ishte avokat i një pale që ka fituar gjyqin në Apel për një truall, dhe një nga 8 trashëgimtarët nuk pranoi të zbatonte kontratën e të paguante avokatin.

Ngjarja

Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua fizikisht mëngjesin e të mërkurës nga tre persona dhe vijon të jetë në gjendje të rëndë. Ai është dhunuar barbarisht duke u goditur me sende të forta e duke pësuar dëmtime të rënda në kokë. Ai ndodhet në monitorim intensiv në reanimacion nga stafi mjekësor. Sokol Mëngjesi, i cili është edhe avokat i ish-kryeministrit Sali Berisha në procesin gjyqësor të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, u godit për shkak të detyrës.

Ai ka përfaqësuar në një proces civil në Shkallë të Parë dhe në Apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë.

Procesi është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Por disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës me studion ligjore.

Policia e Tiranës bëri të ditur se autorët e dhunës ndaj avokatit janë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.

Ndërsa një person i katërt i quajtur Romario Tabaku ka ndihmuar autorët e dyshuar për t’i larguar nga vendngjarja me makinën Audi. Si organizator, Policia e Tiranës dyshon të jetë Dritan Nano, 58 vjeç.

Një prej autorëve të kësaj ngjarje, Dorian Alia alias Agron Alia, është vetëdorëzuar në polici.

Ndaj autorëve të ngjarjes është ngritur akuza e vrasjes së funksionarëve publikë të mbetur në tentativë.

Etiketa: Kryesore1Sokol Mengjesi

Lajme të lidhura

Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste
Aktualitet

Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
Para
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!
Uncategorized

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

12:30 - 11/09/26

Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria është...

Lexo më shumë
Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com