GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zbardhet kërkesa e Grupit të PD për Kushtetuesen: Shfuqizoni marrëveshjen e refugjatëve

12:59 - 06/12/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet kërkesa e Grupit të PD për Kushtetuesen: Shfuqizoni marrëveshjen e refugjatëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet kërkesa e Grupit Parlamentar të PD, i cili dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese një padi për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Grupi Parlamentar i PD, ka kërkuar deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit të qeverisë shqiptare me qeverinë italiane, bazuar në 10 argumente. me një shkresë të firmosur nga 30 deputetë, grupi i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, parashtron argumentet si më poshtë.

1- Ky protokoll është negociuar dhe nënshkruar në mungesë të autorizimit nga Presidenti i Republikës, çka është një kusht thelbësor referuar neneve 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës së Shqipërisë, Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese (vendimi nr. 15/2010).

2- Protokolli është nënshkruar pa u botuar në Fletoren Zyrtare për miratimin në parim, çka do të thotë se nuk kishte akoma fuqi ligjore. Nënshkrimi pa një vendim në fuqi të Këshillit të Ministrave për miratimin në parim vjen në kundërshtim me kuadrin ligjor të brendshëm për marrëveshjet ndërkombëtare.

3- Protokolli është negociuar dhe nënshkruar në mungesë të konsultimeve dhe bashkëpunimit me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB për refugjatët, që vjen në kundërshtim me nenin 35 të Konventës së Gjenevës. Në një reagim publik, Zyra e Komisionerit është shprehur se nuk jemi pjesë dhe as nuk kemi dijeni për këtë marrëveshje.

4- Protokolli shkel dhe cenon të drejtat që Kushtetuta e Shqipërisë, iu njeh të huajve. Në kuptim të nenit 16 të Kushtetutës, të huajt gëzojnë të drejta njësoj si shtetasit, me përjashtim të atyre që lidhen me shtetësinë. Ndërsa Protokolli iu mohon kësaj kategorie të huajsh çdo të drejtë që Kushtetuta shqiptare garanton për çdo individ në Republikën e Shqipërisë.

5- Protokolli parashikon kufizimin e padrejtë të lirisë, cka vjen në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenin 5 të Konventës Evropiane. Ndërkohë që këta individë do të qëndrojnë të mbyllur për një kohë të pakufizuar, atyre nuk iu garantohet asnjë e drejtë ankimi për të kundërshtim burgosjen e tyre. Referuar jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, mbajtja e shtetasve të huaj ose pa shtetësi për një kohë të pakufizuar të mbyllur, pa ndonjë arsye të veçantë, dhe pa iu nënshtruar rishikimit gjyqësor, përbën një shkelje flagrante të nenit 5 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Këtë shqetësim e ka ngritur me forcë Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Këshilli Evropian për Refugjatët dhe Migrantët, Amnesty International, si dhe 29 organizata vendase dhe të huaja, në një letër publike, ku i kërkojnë qeverisë shqiptare tërheqjen nga kjo marrëveshje.

6- Në kuadër të Konventës së Gjenevës, shteti shqiptar ka detyrimin që të ofrojë mbrojtje ndërkombëtare për shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi që e kanë të nevojshëm, duke garantuar një sërë të drejtash për ta.

7- Protokolli cenon parimin e barazisë.

8- Kushtetuta e Shqipërisë, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa e Gjenevës, jurisprudenca e GJEDNJ, por edhe vendimi i Gjykatës së Lartë Britanike së fundmi, e ndalojnë kategorikisht dëbimin kolektiv të të huajve, si dhe dëbimin individual të personave që mund t’iu kërcënohet liria dhe jeta padrejtësisht.

9- Shteti shqiptar nuk mund të justifikohet se përgjegjësinë për mënyrën e trajtimit të këtyre individëve e ka shteti italian, sepse siç ka theksuar Gjykata e Strasburgut në vendimin Jamaa kundër Italisë, asnjë shtet anëtar i Këshillit të Evropës nuk përjashtohet nga përgjegjësia për respektimin e të drejtave sipas Konventës, për sa kohë që këta individë gjenden në territorin e saj.

10- Shteti shqiptar ka detyrimin që të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas dispozitave të Kushtetutës, Konventës Evropiane, Konventës së Vjenës, Konventës së Gjenevës dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut. Ky Protokolli përbën një nga rastet më flagrante të shkeljes së një tërësie të drejtash dhe lirish që garantohen nga Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare.

Në zbatim të pikës 3, të nenit 52, të ligjit organik për Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit, duhet të vendosë pezullimin e menjëhershëm të procedurave parlamentare për ratifikimin e këtij Protokolli, deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës.

ImageImage

 

Etiketa: kushtetuesePD

Lajme të lidhura

Berisha denoncon skandalin e ‘Durana Tech Park’: Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro
Aktualitet

Berisha denoncon skandalin e ‘Durana Tech Park’: Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro

13:27 - 12/01/26
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”
Aktualitet

“Dosja “Partizani”/ Avokatët e Berishës: Rama të pyetet si dëshmitar, ndryshoi destinacionin e pronës

12:54 - 12/01/26
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

PD padit Peleshin për “Shpërdorim detyre”: Bllokoi mbledhjen e Këshillit për rastin Balluku

12:35 - 12/01/26
Para
Erdogan: Perëndimi e injoron ligjin kur derdhet gjaku mysliman

Miku im Kyriakos! Erdogan flet para vizitës në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka
Aktualitet

Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka

15:15 - 12/01/26

Një konflikt ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar....

Lexo më shumë
Korridori i kokainës: Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit

Korridori i kokainës: Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit

14:53 - 12/01/26
Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur

Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur

14:25 - 12/01/26
Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

14:05 - 12/01/26
Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë

Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë

13:50 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com