GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

(VIDEO) Fresku/ Sherri në TikTok përfundon me dhunë, arrestohet i dënuari italian

16:59 - 12/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
(VIDEO) Fresku/ Sherri në TikTok përfundon me dhunë, arrestohet i dënuari italian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një javë më parë te rrethrrotullimi i Freskut, ku një 26-vjeçar u dhunua rëndë me sende të forta. Hetimet treguan se konflikti nuk nisi në terren, por në rrjetet sociale, ku debatet dhe ofendimet janë përshkallëzuar deri në porositjen e një sulmi fizik.

Sipas burimeve zyrtare, porositësi i dhunës ka qenë Gjokë Ndrevataj, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Aron”. Bashkë me të ka vepruar edhe një tjetër personazh i TikTok-ut, Xhemal Uka (“Fire”). Të dy dyshohet se kanë porositur shtetasin Helidon Marku për të kryer agresionin ndaj të riut.

Helidon Marku, i cili tashmë është arrestuar, rezulton të jetë person me precedentë penalë të rëndë. Ai është dënuar më parë me 11 vite e 8 muaj burg për plagosjen e 4 shtetasve marokenë dhe 2 shqiptarëve në Itali, gjatë një episodi të dhunshëm në vitet e kaluara.

Pamjet e sulmit u publikuan në TikTok, ku shfaqet momenti i dhunës së rëndë që i është ushtruar 26-vjeçarit, çka ka ndihmuar policinë në identifikimin e të përfshirëve.

Ndaj Ndrevataj dhe Ukës është shpallur kërkimi, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, motivet dhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/12/videp.mp4

 

Lajme të lidhura

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve

08:09 - 09/04/26
Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Sot seancë plenare! Nga kërkesat e opozitës për komisione hetimore mbi AKSHI-n, te interpelanca e Braçes me Kumbaron

07:54 - 09/04/26
Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26
Para
Bllokada Kakavijë-Janinë: Fermerët grekë nuk ndalen, kufiri mbetet i bllokuar

Bllokada Kakavijë-Janinë: Fermerët grekë nuk ndalen, kufiri mbetet i bllokuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve

08:09 - 09/04/26

Raporti më i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025 ka zbuluar një hartë rrëqethëse të abuzimit...

Lexo më shumë
Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet

Sot seancë plenare! Nga kërkesat e opozitës për komisione hetimore mbi AKSHI-n, te interpelanca e Braçes me Kumbaron

07:54 - 09/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Prill 2026

07:46 - 09/04/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 9 Prill 2026

07:35 - 09/04/26
Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com