GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zbardhet progres-raporti për Shqipërinë, si u vlerësuan zgjedhjet e 14 Majit

07:50 - 08/11/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet progres-raporti për Shqipërinë, si u vlerësuan zgjedhjet e 14 Majit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Progres raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë vë theksin te polarizimi i skenës politike në vend për shkak të përçarjes së opozitës.Në dokumentbëhet një përmbledhje e të gjitha fushave në vend, zgjedhjeve lokale, të drejtave të njeriut, administratës publike dhe gjyqësorit.

Në raporton thuhet se mbikëqyrja parlamentare e ekzekutivit mbeti e kufizuar.

“Skena politike vazhdoi të karakterizohej nga polarizimi politik, në sfondin e përçarjeve të thella të vazhdueshme brenda partisë më të madhe opozitare. Mbikëqyrja parlamentare e ekzekutivit mbeti e kufizuar”, thuhet ndër të tjera në raport.

Pjesë nga raporti

Për sa i përket kriterit politik, zgjedhjet lokale më 14 maj 2023 u zhvilluan në një mënyrë përgjithësisht të qetë. Vëzhguesit i vlerësuan ato si të mirëadministruara, konkuruese dhe me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë politikë. Shqetësimet lidhen me keqpërdorimin e burimeve shtetërore, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit dhe pretendimet për blerje votash. u regjistrua një pjesëmarrje e ulët prej vetëm 38.2%. Skena politike vazhdoi të karakterizohej nga polarizimi politik, në sfondin e përçarjeve të thella të vazhdueshme brenda partisë më të madhe opozitare. Mbikëqyrja parlamentare e ekzekutivit mbeti e kufizuar.

Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdoi, duke rezultuar në një progres të mirë në përgjithësi. Emërimet në Gjykatën Kushtetuese kanë përfunduar me të nëntë gjyqtarët në detyrë, nga të cilët tetë me mandat të plotë 9-vjeçar. SPAK arriti rezultate të mëtejshme dhe kryeprokurori i ri i posaçëm u zgjodh në dhjetor 2022 pas një procesi të shëndoshë. Efikasiteti i sistemit gjyqësor dhe aksesi në drejtësi vazhdoi të ndikohet nga afati i gjatë i procedurave, ngarkesa e shtuar e punës dhe numri i madh i dosjeve të pazgjidhura, i cili mbetet veçanërisht i lartë në gjykatat e Apelit dhe të shkallës së parë. Është bërë progres në adresimin e vendeve vakante të gjyqësorit nëpërmjet betimit të 40 magjistratëve të rinj në tetor 2023. Vlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vettingut) ka vazhduar të ecë me ritme të kënaqshme. Deri më 6 tetor, 57% e dosjeve të vettingut të përpunuara kanë rezultuar me shkarkime, dorëheqje apo përfundime të mandatit.

Etiketa: Kryesore1raportShqiperi

Lajme të lidhura

Berisha: Në 24 Janar të gjithë në sheshet e Tiranës, të rikthejmë besimin tek ky vend i bekuar nga Zoti
Aktualitet

Berisha: Në 24 Janar të gjithë në sheshet e Tiranës, të rikthejmë besimin tek ky vend i bekuar nga Zoti

15:36 - 17/01/26
Pas drejtësisë, Rama po pushton parlamentin! Berisha: Protestat e vetmja zgjidhje
Aktualitet

Pas drejtësisë, Rama po pushton parlamentin! Berisha: Protestat e vetmja zgjidhje

15:15 - 17/01/26
Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!
Aktualitet

Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!

13:59 - 17/01/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 8 Nëntor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kompanitë call center do të punësojnë të rinjë nga Afrika
Aktualitet

Mashtrimi me call centera! Shpallen në kërkim 3 vëllezërit, akuzohen si organizatorët e kësaj skeme (Emrat)

17:09 - 17/01/26

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kontrollet e zhvilluara nga SPAK në lidhje me Call Centerat në Tiranë....

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e presidentit të Fiorentinës, Duka mesazh ngushëllimi: La gjurmë, do të kujtohet gjatë

Ndarja nga jeta e presidentit të Fiorentinës, Duka mesazh ngushëllimi: La gjurmë, do të kujtohet gjatë

17:02 - 17/01/26
Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali

Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali

16:36 - 17/01/26
Derbi anglez i takon Manchester United, “Djajtë e kuq” dominojnë mbi Cityn

Derbi anglez i takon Manchester United, “Djajtë e kuq” dominojnë mbi Cityn

16:03 - 17/01/26
Aksident tragjik në Palasë! Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit

Aksident tragjik në Palasë! Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit

15:49 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com