GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zbardhet rezoluta e plotë/ PD distancohet nga bojkoti i zgjedhjeve

12:59 - 30/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet rezoluta e plotë/ PD distancohet nga bojkoti i zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zbardhur rezoluta e plotë e Partisë Demokratike. Në kuvendin Kombëtar të PD-së është marrë vendimi që tu jepet fund praktikave jodemokratike dhe qasjeve të dështuara politike.

PD është distancuar nga praktika e bojkotit të zgjedhjeve, djegies së mandateve, si dhe mënyrës se si Lulzim Basha e ka drejtuar PD-në, gjë që sipas rezolutës është jodemokratike. Në rezolutë theksohet se PD-ja rikonfirmon aspiratën për të cilën PD u themelua: integrimin europian të vendit dhe mbështetjen për institucionet euro-atlantike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

REZOLUTA:

Pasi ka reflektuar për veprimtarinë dhe vendim-marrjen politike gjatë dy mandateve në opozitë, Partia Demokratike është e vetëdijshme dhe e vendosur t’u japë fund praktikave jodemokratike dhe qasjeve të dështuara politike. Partia Demokratike:

— Dënon dhe distancohet nga praktika e bojkotit të zgjedhjeve. Partia Demokratike solli pluralizmin dhe liritë politike në Shqipëri dhe ajo nuk do të jetë asnjëherë direkt apo indirekt pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar pluralizmin dhe kufizuar lirinë e zgjedhjes politike të qytetarëve.

— Distancohet nga praktika e ‘djegies’ së mandateve parlamentare. Parlamentarizmi është vlerë thelbësore e çdo shoqërie të lirë dhe demokratike dhe Partia Demokratike është e vendosur të luftojë për forcimin e parlamentarizmit. Partia Demokratike do të jetë kudo ku luftohet për interesat e qytetarëve dhe një nga vendet kryesore të mbrojtjes së këtyre interesave është Kuvendi i Shqipërisë.

— Dënon dhe distancohet nga metodat jodemokratike në drejtimin e partisë, duke i dhënë fund Kryetarokracisë, vendim-marrjes arbitrare individuale, drejtimit të partisë me struktura ekstrapartiake dhe pushtetit të familjarëve, miqve apo këshilluesve privatë në vendim-marrjen dhe veprimtarinë e partisë.

— Dënon dhe distancohet nga praktikat informale dhe jo transparente të mbledhjes dhe menaxhimit jashtëpartiak të fondeve për partinë. Ajo dënon dhe distancohet nga çdo përfshirje në skema financimi dhe qarkullimi parash përmes kompanive off-shore dhe kanaleve jo të ligjshme e jo transparente financiare. Ajo angazhohet në menaxhimin profesional dhe transparencën e plotë të të gjitha financave partiake.

— Distancohet nga praktikat e lobimit me pagesë dhe dënon përdorimin e lobimit për të ndërhyrë në proceset vendim-marrëse dhe të brendshme të vendeve të tjera. Partia Demokratike:

— Rikonfirmon aspiratën për të cilën PD u themelua: integrimin europian të vendit dhe mbështetjen për institucionet euro-atlantike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Rikonfirmon përqafimin dhe respektimin e të gjitha vlerave të Partive Konservatore dhe Partisë Popullore Europiane—familjeve europiane dhe botërore politike.

— Rikonfirmon parimin e konkurrencës dhe garës së brendshme si parimin themelor të organizimit partiak. Të gjithë kandidatët për poste publike (deputetë dhe kryebashkiakë) dhe të gjithë drejtuesit kryesorë të partisë në të gjitha nivelet (kryetarët nga qendra në bazë) do të përzgjidhen përmes kësaj metode, pra modelit një anëtar një votë! Vendime më të rëndësishme të politikave partiake do t’i nënshtrohen referendumit të anëtarësisë.

— Rikonfirmon vendosmërinë për të garantuar ripërtëritjen e vazhdueshme të elitave drejtuese partiake, për të garantuar aftësinë dhe cilësinë e drejtuesve të saj. Largimi i kryetarit dhe ekipit të tij nga drejtimi i partisë në rastin e humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme mbetet parim themelor dhe i panegociueshëm.

— Rikonfirmon parimin e hapjes së partisë, duke përcaktuar që çdo katër vjet të rinovohet të paktën një e treta e të gjithë drejtuesve qëndrorë statutorë të partisë. Angazhohet në mënyrë të veçantë për hapjen ndaj rinisë dhe grave: brenda vitit 2025, 40 përqind e të gijthë drejtuesve qëndrorë statutorë të partisë të jenë gra dhe 30 përqind nën moshën 40 vjeç.

— Angazhohet në një dialog të përhershëm me qytetarët dhe grupet shoqërore. Ajo do të themelojë dhe koordinojë foltore të vazhdueshme me publikun për çështjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore në vend.

— Rikonfirmon përpjekjet për forcimin e demokracisë dhe lirive përmes pjesëmarrjes aktive në zgjedhje dhe në të gjitha proceset institucionale politike në vend. Rikonfirmon angazhimin e saj në të gjitha përpjekjet për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si e vetmja mënyrë për marrjen dhe ushtrimin e pushtetit.

— Angazhohet në modernizimin e administrimit të brendshëm të partisë për të krijuar një administratë profesionale, efikase dhe të paanshme partiake që garanton mbarëvajtjen e veprimtarisë politike dhe procese të paanshme të brendshme zgjedhore. Angazhohet në dixhitalizimin dhe përfshirjen e teknologjisë në çdo aspekt të menaxhimit të anëtarësisë dhe administrimit të partisë.

Etiketa: PDrezoluta

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën 19-vjeçari (EMRI)

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën 19-vjeçari (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për...

Lexo më shumë
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com