GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet shkaku i vrasjes në Dibër, detajet e plota (FOTO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet shkaku i vrasjes në Dibër, detajet e plota (FOTO)

Dritan Manjani, 26-vjeccari qe u vra ne Shupenze te Dibres

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi që tronditi Bulqizën në orët e vona të së hënës, ndërsa viktimë mbeti 26-vjeccari, Dritan Manjani.

Policia ka arriturtë identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar të vrasjes, 30-vjeccarin Dorjan Dema, i cili qëlloi për vdekje me një kaccavidë fqinjin e tij.

Sipas raportimeve, viktima dhe autori ndodheshin në një lokal deri në orët e vona të së hënës, ndërsa krimi ndodhi në hyrje të Shupenzës. Autori dhe viktima ishin fqinj me njëri-tjetrin në fshatin Homesh.

Mësohet se autori Dorjan Mema ka qenë duke shkuar në shtëpinë e djalit të xhaxhait të Dritan Manjanit, për t’u konfliktuar fizikisht me këtë të fundit, ku dyshohet se sherri mes tyre kishte nisur për shkak të bullizimit.

Dritan Manjani i ka dalë para Dorjan Memës për ta ndaluar, por janë konliktuar me njëri-tjetrin dhe 30-vjeçari e ka goditur disa herë me kaçavidë, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, ka dalë dhe fotoja e viktimës, 26-vjeçarit Dritan Manjani, i cili është personi në foton e mëposhtme.

Dritan Manjani, i cili u vra me kacavide

“Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë për të parandaluar çdo konflikt të mundshëm mes familjes së viktimës dhe autorit, Policia ka marrë në mbrojtje familjen e këtij të fundit.

Siç shihet dhe në foton, efektivë të Policisë së Dibrës, janë vendosur para banesës së Demës.

Policia merr ne mbrojtje familjen e autorit te vrasjes

Një banor i zonës ka treguar se 26-vjeçari nuk ishte problematik. Duke rrëfyer detaje nga ngjarja, banori i zonës tha se rreth orës 22:00 të së hënës në zonë janë parë dy makina. i riu ka dalë jashtë pasi i kanë rënë burisë, duke menduar se mos ka zënë rrugën ka dalë jashtë dhe më pas ka ndodhur tragjedia.

“Ishte djali më i mirë, nuk bën më nëna. Ka punuar në Greqi, me nder. i ka djemtë shumë të mirë. Nuk ishte i martuar, dhe nuk di të kenë pasur konflikt apo probleme. Nuk kanë hapur kurrë probleme. Për ngjarjen di që kanë qenë duke pirë.

Banori i zones duke rrefyer detaje nga ngjarja e rende

I kanë parë të tjerë dhe më pas morëm vesh që ndodhi kjo ngjarje.

Ishin në të njëjtën vend me autorin tek lokali. Por thanë që më mbrapa kanë ardhur dy makina, e kanë thirrur këtë djalin.

Ai ka dalë jashtë dhe më pas ka ndodhur edhe vrasja. Kanë ardhur natën nga ora 21:45, me makina me dy makina , thonë ata që i kanë parë unë nuk i kam parë. Nëna vet i ka thënë; ‘dil or djalë se mos keni zënë rrugën’ se mos është duke ardhur ndonjë makinë tjetër. Ka qenë duke ngrënë bukë, dhe më pas ka ndodhur ajo që ndodhi”, ka treguar ndër të tjera një banor i zonës.

Etiketa: DemadetajetDiberKryesore1manjaniVrasja

Lajme të lidhura

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Para
Kapja e 10 mijë dozave ekstazi, ja kush janë 5 të arrestuarit

Kapja e 10 mijë dozave ekstazi, ja kush janë 5 të arrestuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

Erind Goçlari dhe familja e tij është ndihmuar pas fushatës bamiirëse të hapur në Angli, ku janë mbledhur mbi 119...

Lexo më shumë
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com