GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet vendimi i plotë/ Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Lefter Kokës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat për korrupsion, ish-ministri Lefter Koka del sot para gjykatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zbardhur vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të mos pranuar rekursin e ish-ministrit Lefter Kokës për të dalë nga burgu dhe të gjykohet me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në arsyetim, Gjykata e Lartë thotë se Lefter Koka ka marrë njëherë përgjigje nga Gjykata e Apelit, e cila e la në burg, dhe rrjedhimisht sipas tyre ajo nuk mund të rishikojë të njëjtën kërkesë.

“Kolegji vlerëson se kërkuesi ka paraqitur si shkaqe rekursi të njëjtat pretendime si në ankimin e paraqitur përpara gjykatës së apelit, pretendime për të cilat ai ka marrë përgjigje të arsyetuar nga gjykata e apelit. Është momenti për tu vënë në pah se, Gjykata e Lartë është vetëm një gjykatë ligji, e cila shqyrton pretendimet e palëve për zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural, ose kur vendimi i ankimuar vjen në kundërshtim me praktikën e Kolegjit Penal ose të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Pra, kjo gjykatë nuk është një gjykatë fakti dhe pretendimet për vlerësim të gabuar të provave janë një çështje që del jashtë juridiksionit ekskluzivisht ligjor të Gjykatës së Lartë“, thekson Gjykata e Lartë në vendim.

Më tej, Gjykata e Lartë shpjegon se me ndryshimet e Kodit Penal, rezulton se rekursi duhet të përmbajë shkaqet për të cilat kërkohet prishja apo ndryshimi i vendimit, si dhe argumentet që mbështesin pretendimin se ekzistojnë shkaqe për rekurs sipas parashikimeve të nenit 432 të këtij Kodi.

Në fund, Gjykata thotë se rekursi i Kokës nuk pranohet dhe se ky i fundit do të qëndrojë në burg. Kujtojmë se Koka ndodhet në pranga pasi akuzohet për  veprat penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendor” ,“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendor” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Koka rezultoi i përfshirë në aferën e inceneratorët të Fierit, për të cilin ra në pranga dhe ish deputeti socialist Alqi Bllako.

Etiketa: Kryesore1lefter kokarekurs

Lajme të lidhura

Dosja ‘Agasi’ hapi kutinë e “Pandorës”, hetimet e SPAK që goditën Hysenin dhe Prodën
Aktualitet

Dosja ‘Agasi’ hapi kutinë e “Pandorës”, hetimet e SPAK që goditën Hysenin dhe Prodën

09:27 - 22/09/26
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump
Aktualitet

A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e Bashkimit Europian për Shqipërinë?

09:14 - 22/09/26
SPAK cakton “arrest në shtëpi” për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni
Aktualitet

SPAK cakton “arrest në shtëpi” për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni

08:38 - 22/09/26
Para
Gjiko përfundon në Gjykatë/ Ja akuzat që rëndojnë mbi reperin

Akuzohet për përdhunim, dëshmia e të miturës: Sa herë kam bërë s*ks me Gjikon kam qenë…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Agasi’ hapi kutinë e “Pandorës”, hetimet e SPAK që goditën Hysenin dhe Prodën
Aktualitet

Dosja ‘Agasi’ hapi kutinë e “Pandorës”, hetimet e SPAK që goditën Hysenin dhe Prodën

09:27 - 22/09/26

Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur mëngjesin e sotëm një operacion për ekzekutimin e vendimeve të GJKKO-së, me kontrolle banesash...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e Bashkimit Europian për Shqipërinë?

09:14 - 22/09/26
SPAK cakton “arrest në shtëpi” për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni

SPAK cakton “arrest në shtëpi” për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni

08:38 - 22/09/26
SPAK urdhëron kontrolle në banesën e ish-kreut të Policisë së  Tiranës, Ilir Proda

SPAK urdhëron kontrolle në banesën e ish-kreut të Policisë së Tiranës, Ilir Proda

08:28 - 22/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:14 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com