GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Instant

Zbardhet vendimi/ Ja pse u njoh Komisioni i Rithemelimit organ drejtues i PD

10:31 - 06/04/22
në Instant, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet vendimi/ Ja pse u njoh Komisioni i Rithemelimit organ drejtues i PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin e datës 25 mars, në bazë të të cilit njohu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të Partisë Demokratike, duke legjitimuar Kuvendin e datës 11 Dhjetor, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjykata ka vendosur që në bazë të ligjit për “partitë politike”, të pranojë kërkesën e PDSH që të përfaqësohet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimi.

Në vendim thuhet se gjyqtari Agron Zhukri, ka kryer një seri verifikimesh, mbi legjitimitetin e kërkesës së Rithemelimit, cilësisë së anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe përputhshmërinë e Statutit të miratuar nga anëtarësia në 11 Dhjetor 2021 me normat ligjore.

Gjykata ka arritur në konkluzionin se kërkesa e Komitetit të Rithemelimit është në përputhje të plotë me ligjin dhe për këtë arsye ajo duhet pranuar. Gjykata rithekson se nuk ka rol aktiv në emërimin, ndryshimet apo shkarkimet e organeve drejtuese të partive politike, pasi kjo gjë u takon vetë strukturave të organizatave.

Gjykata ushtron vetëm kontrollin formal të ligjshmërisë së ndryshimeve statutore dhe verifikimin e kërkesave të ligjit. Në rastin e kërkesës së Komitetit të Rithemelimit, gjykata ka konstatuar se mbledhja e Kuvendit Kombëtar i 11 Dhjetorit 2021 është kryer në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike që ishte në fuqi në atë kohë.

Gjykata ka kryer verifikime të thelluara mbi regjistrimin e delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Në bazë të dokumentacionit të konsultuar, ka arritur në përfundimin se numri i tyre tejkalonte minimumin e kërkuar nga Statuti për të thirrur Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit.

Pasi ka konstatuar legjitimitetin e Mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, gjykata më pas ka analizuar vendimet e tjera të marrë në 11 Dhjetor 2021, duke nisur nga ndryshimet statutore të Partisë Demokratike. Ndryshimet e Statutit të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit janë konstatuar gjithashtu të rregullta dhe, në këtë mënyrë, edhe të gjitha ndryshimet pasuese të mbështetur në Statutin e ndryshuar, janë vlerësuar konform ligjit.

Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit parashikon se Partia Demokratike drejtohet përkohësisht nga Komiteti i Rithemelimit, deri në zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të forcës politike.

Etiketa: berishaKryesore1rithemelimi

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Disa këshilla se çfarë duhet të konsumojmë kur jemi me agjërim

Disa këshilla se çfarë duhet të konsumojmë kur jemi me agjërim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com