GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet vendimi për shefen e IMT-së në Sarandë dhe vartësve të saj: “Keqinterpretuan” vendimin e gjykatës

13:06 - 01/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet vendimi për shefen e IMT-së në Sarandë dhe vartësve të saj: “Keqinterpretuan” vendimin e gjykatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zbardhur vendimi me të cilin Prokuroria e Sarandës kërkoi masën e sigurisë “Arrest ne burg” për Kryeinspektoren e IMT, Romina Pulaj dhe dy inspektoret në kërkim, Martin Arapi e Nertion Jano, vendim ky që u la ne fuqi edhe nga Gjykata.

Sipas vendimit, nuk bëhet fjalë për një ndërtim pa leje, por për “keqinterpretim” të një vendimi të Gjykatës Administrative Gjirokastër. Konkretisht Gjykata me vendimin e datës 24.09.2020 ka vendosur shtyrjen e afatit te lejes se ndërtimit dhënë fillimisht ne 14.02.2006 për objektin në fjalë. Por Gjykata në vendim nuk e ka përcaktuar se për cilën firmë ndërtimi shtyhej kjo leje. Sipas Prokurorisë, duhej nënkuptuar se leja shtyhej për firmën “Savrikal” e cila e kishte marre lejen në vitin 2006, ndërkohë që tashmë objektin po e ndërtonte Pando Papuçi me firmën e tij “2P-SJ”.

Në fakt ky i fundit së bashku me të ndjerin Vangjel Nika, ishin pronarë të truallit ku po ndërtohej objekti. Ata kishin kontraktuar firmën “Savrikal” në vitin 2006 për të ndërtuar objektin por kjo firmë për shkaqe të ndryshme i ndërpreu punimet atëherë. Për ketë arsye në gusht 2020 Papuçi krijon vetë një firmë dhe pasi Gjykata vendos shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit, nis punimet në objektin në pronë të tij. Pikërisht për këtë Prokuroria akuzon Kryeinspektoren e IMT, Romina Pulaj dhe dy inspektorët Martin Arapi dhe Nertion Jano, se pse nuk kanë interpertuar vendimin e Gjykatës, thënë thjesht se “objektin duhet ta ndërtonte firma e ndërtimit e kontraktuar në 2006 dhe jo vetë pronari i truallit që e kishte kontraktuar këtë firme”.  Por edhe pse Prokuroria pretendon se vendimi duhej të interpretohej mirë nga zyrtarët e IMT, pranon se në pikën 5 të vendimit të Gjykatës, përmendet trashëgimtarja e pronarit të ndjerë Vangjel Nika, konkretisht vajza e tij Lindita Kondi.

Në vendimin e saj, Gjykata në pikën 5 ka disponuar se “zhvilluesi Lindita Kondi, përfaqësuar me prokurë nga Pando Papuçi është e detyruar të njoftojë paraprakisht Bashkinë Sarandë për fillimin e punimeve”. Pra edhe vetë Gjykata Administrative, edhe pse nuk e interpreton se për kë shtyhet leja, për ish firmën e ndërtimit apo për pronarët e truallit, i jep të drejtë zyrtarëve të mendojnë se leja është shtyrë për pronarët, duke përmendur emrin e Lindita Kondit dhe Pando Papuçiut. Madje duket se Kryeinspektorja dhe inspektoret nuk e kanë favorizuar aspak Pando Papuçiun, pasi gjatë zbardhjes se vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së sigurimit, është faktuar se dy inspektoret Arapi e Jano kanë kryer kontroll në objektin në fjalë ku në datë 20.10.2021 nënshkruajnë procesverbal konstatimi në objektin që ndërton subjekti 2P-SJ shpk, për shkaqe teknike të sigurisë në kantier. Madje në datë 22.10.2021 me vendim nr.15, Kryeinspektori i IVMT bashkia Sarandë, Romina Pulaj, vendos dënimin me gjobë të subjektit 2P-SJ shpk, në masën 200.000 lekë dhe në datë 23.10.2021, me vendim nr.10, kryeinspektori i IVMT bashkia Sarandë vendos pezullimin e punimeve të subjektit 2P-SJ shpk, me afat 60 ditor.

Etiketa: Kryesore1Romina PulajSarandëvendim gjykate

Lajme të lidhura

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK
Aktualitet

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës
Aktualitet

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Para
Fansi suprizon Elvana Gjatën në koncert, ja propozimi i tij

Fansi suprizon Elvana Gjatën në koncert, ja propozimi i tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë...

Lexo më shumë
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com