GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbehet turizmi, më pak turistë të huaj se para pandemisë

18:30 - 25/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbehet turizmi, më pak turistë të huaj se para pandemisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muaji Tetor është i pari i këtij viti që ka regjistruar ulje të numrit të turistëve të huaj në vend në raport me periudhën e para pandemisë. Lëvizjet e shtetasve të Institutit të Statistikave tregojnë se në Tetor 2022 numri i hyrjeve nga të huajt ishte 5.7 për qind më i ulët sesa Tetori i vitit 2019 që ishte viti historik më i mirë i turizmit pa nisur pandemia.

Në raport me vitin 2021 tetori i këtij viti është me rritje 22 për qind sa i takon hyrjes së shtetasve të huaj. Gjithsesi si 10 mujor viti 2022 mbetet viti me i mirë për turizmin deri më tani me një rritje prej 16.2 për qind të hyrjeve të shtetasve të huaj dhe me 31 për qind në raport me vitin 2021.

Rritja e kostos së jetesës

Operatorët turistikë nënvizojnë se pritshmëria që të kishte një zbehje të turizmit në vazhdim është përforcuar për shkak të rritjes së kostove të jetesës. Tendenca e fundjavave të shkurtra në struktura parashikohet që të vijë në tkurrje në kushtet kur njerëzit po priren më shumë drejt kursimit për shkak të pasigurive. Ky kursim u vu re edhe gjatë verës ku pushuesit preferonin shfrytëzimin e paketave me të gjitha të përfshira ose mëngjes dhe darkë duke ulur në maksimum shpenzimet e tjera jashtë tyre për ture, suvenire apo aktivitete të tjera argëtuese.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Tetor 2019, janë 866.121. Krahasuar me Tetor 2018, ky tregues rezulton me rritje 10,2%. Në Tetor 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 387.152. Krahasuar me Tetor 2018, ky numër është rritur me 14,7%.Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë dhjetë muajve të 2019 është 5.849.154, duke u rritur me 8,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Tetor 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 62,4%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 4,5%.

Të dhënat e INSTAT

Përgjatë dhjetë muajve të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 19,9% ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,2%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Ndërkohë daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Tetor 2019, janë 888.218 duke shënuar një rritje me 12,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2019, janë 495.089. Krahasuar me Tetor 2018, ky numër është rritur 5,0%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Tetor 2019, janë 393.129. Krahasuar me Tetor 2018, ky numër është rritur 23,1%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë dhjetë muajve të 2019, është 4.956.344 duke u rritur 9,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare“, nënvizon INSTAT./Monitor

Etiketa: COVIDturizmizbehet

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
VIDEO/ Pas gëzimit të fitores me Argjentinën, në Arabi ndodh drama!

VIDEO/ Pas gëzimit të fitores me Argjentinën, në Arabi ndodh drama!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com