GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Zbërthehet” Havier Dobi: E morëm kasafortën me vete, blemë makina

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dy muaj burg dhe do dal”, letra e Havier Dobit për të dashurën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Havier Dobi ka rrëfyer hap pas hapi mënyrën sesi bashkë me të ëmën, Rozetën ka vjedhur banesën e zyrtares Alda Klosi, ish-shefe e kabinetit në Ministrinë e Rindërtimit, gjatë kohës kur drejtohej nga Arben Ahmetaj.

Në dëshminë e Dobit, thuhet se më 15 dhjetor në mëngjes, ai ka shkuar te Rruga e Kosovarëve, ku ka marrë mamanë. Ajo kishte një çantë shkolle Adidas ku ndodheshin të gjitha paratë dhe sendet me vlerë që u grabitën, me të cilat, Havieri deklaron se ka blerë edhe 2 makina Mercedes Benz.

“I është marrë deklarim të dyshuarit Havier Dobi i cili ka deklaruar se, në datën 15.12.2022 rreth orës 09:00 ai ka shkuar me makinën e tij Mercedes-Benz ngjyrë gri me targa AA390VT së bashku me mamanë e tij tek Rruga e ”Kosovarëve” pasi mamaja e tij punonte si sanitare tek një banesë në kompleksin Orion. Pasi kanë vajtur në Rrugën e ”Kosovarëve” ka parkuar makinën dhe ka qëndruar rreth 20 minuta brenda në makinë. Më pas ka zbritur nga makina dhe ka vajtur tek hyrja e pallatit për të parë vendin që i kishte thënë mamaja e tij dhe më pas është kthyer përsëri në makinë.

Nga aty pak minuta më pas ka dalë mamaja nga makina dhe ka shkuar te banesa ku ajo pastronte. Ka qëndruar rreth 10-të minuta dhe pasi ka dalë me vete ka pasur një çantë shkolle adidas ku ka hipur në makinë dhe kanë zbritur në lagjen ku ata banojnë. Në momentin që kanë arritur te lagja ka vënë re se mamaja e tij ka nxjerrë nga çanta një kasafortë dhe e ka hedhur te koshat e plehrave.

Disa ditë më vonë mamaja i ka treguar një shumë parash me prerje 500, 200 eurosh, me prerje 100 dollarësh dhe 50-tëshe lekë, ku i ka sqaruar se këto lekë ajo i kishte marrë te banesa te Rruga e ”Kosovarëve” tek banesa ku ajo punonte si sanitare. Deklaron se me një pjesë të këtyre parave kishte blerë dy makina tip Mercedes benz. Njëra ngjyra e bardhë me targa AA907LZ ndërsa tjetra ngjyrë e zezë me targa AC055HD”, thuhet në Dosjen e Prokurorisë.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj.

Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

Etiketa: DobiMakineprokuroriVjedhje

Lajme të lidhura

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës
Aktualitet

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Para
Pushonte në hotele luksoze, Havier Dobi u habit si e kishin ndjekur

Pushonte në hotele luksoze, Havier Dobi u habit si e kishin ndjekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26

Në vitin 2026, në vend që një qytetar të marrë një përgjigje për ujin e pijshëm që i mungon në...

Lexo më shumë
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com