GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Zbërthehet” i penduari i mafies italiane: Ja roli i shqiptarëve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Zbërthehet” i penduari i mafies italiane: Ja roli i shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Unë isha njeriu i besuar dhe dora e djathtë e shefit”, kështu është shprehur Danilo Pietro Della Malva i cili tashmë po bashkëpunon me policinë.

Duket se disa prej anëtarëve të klaneve të mafies kanë nisur të bashkëpunojnë me policinë.

Sëfundi  janë katër bashkëpunëtorë të drejtësisë në harkun kohor të disa viteve, pothuajse të gjithë ish-anëtarë të klanit Raduano, ndër më të fuqishmit në qytet.

Danilo Pietro Della Malva i njohur si “Meticcio”, ish-krahu e djathtë e shefit Marco “Pallone” Raduano, ka rrëfyer skemën e trafikimit të tonelatave me drogë në Itali.

 

Gjatë këtij rrëfimi ai gjithashtu ka treguar edhe për rolin e shqiptarëve në trafikun e drogës.

 

Della Malva, i cili mban statusin e të penduarit dhe dëshmitarit të mbrojtur ka treguar para hetuesve italianë strukturat e botës së krimit, veçanërisht atë të klanit Gargano.

“Unë i përkisja klanit Raduano i drejtuar nga Marco Raduano dhe Anthony Azzarone të cilët vepronin në territorin e Viestes, Mattinata, Peschici dhe në territore të tjera të zonës Gargano. Veprimtaritë kryesore të klanit varionin nga vjedhjet, grabitjet, armët, droga, zhvatjet, vrasjet dhe tentativa për vrasje. Unë u futa në strukturën e klanit me një rol të rëndësishëm, erdha pas Raduanos dhe Azzarones. Isha një njeri i besuar dhe krahu i djathtë i shefit dhe më pas ishin djemtë e tjerë”, ka rrëfyer Della Malva.

Më tej ka treguar edhe për klane të tjera në zonë dhe mënyrën se si furnizoheshin nga shqiptarët më drogë.

“Kishte grupe të tjera kriminale që vepronin, në veçanti grupi Iannoli-Perna. Drejtuesi i tyre ishte Girolamo Perna, i cili u vra më vonë; Liderët e rinj janë bërë kushërinjtë Iannoli, Giovanni dhe Claudio. Në të vërtetë, gjatë periudhës në të cilën anëtarët e grupit tonë u ndaluan, grupi Iannoli kishte marrë nën kontroll aktivitetet kriminale. Për  të pasur akses në organizatën kriminale, kryerja dhe ekzekutimi i një vrasjeje është një veprim thelbësor sepse rezulton i besueshëm në sytë e anëtarëve të tjerë të organizatës”, ka rrëfyer i penduari.

Ai thekson më tej se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe se dorëzimi bëhej po nga shqiptarët.

“Lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe dorëzimi bëhej po nga nga shqiptarët. Kjo ka ndodhur në periudhën ndërmjet viteve 2015/2018. Për këtë trafik droge grupi Iannoli-Perna bashkëpunoi me grupin Li Bergolis të Monte Sant’Angelo” Këtu bëhet fjalë për tonelata drogë, shumë prej të cilave janë sekuestruar nga policia gjatë operacioneve të shumta të antimafias italiane.

Sipas asaj që thotë “Meticcio”: Përveç kanaleve të furnizimit me marijuanë nga shqiptarët, grupi Iannoli-Perna merrte kokainë, hashash dhe marijuanë në San Severo nga vëllezërit Nardino.

Etiketa: grup krimnalItaliKryesore1Shqiptar

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Ambasadori i SHBA-së: Askush nuk është i interesuar për Republika Srpska në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së: Askush nuk është i interesuar për Republika Srpska në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com