GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulimet arkeologjike në Durrës, sondazhe të reja në Amfiteatër

12:36 - 06/04/23
në Aktualitet, Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulimet arkeologjike në Durrës, sondazhe të reja në Amfiteatër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Amfiteatrin Antik të Durrësit ka nisur sondazhi i shtresave gjeologjike të pazbuluara dhe të panjohura deri më sot nga studiuesit dhe arkeologët. Këto sondazhe i paraprijnë ndërhyrjes së mëtejshme për zbulimin e plotë të monumentit më të madh të botës antike në vend dhe rajon.

“Ministria e Kulturës ka bërë përzgjedhjen e një kompanie që do të bëjë sondazhet duke nxjerrë kampionet nga pjesa e arenës dhe pjesë të tjera dhe pasi të bëhet analiza dhe studimi i sondazheve pritet dalja në konkluzion nga ana e specialistëve deri ku mund të shkojë tabani dhe lloji I shtresave. Punime këto që nuk kanë mundur të bëhen më parë”, ka thënën drejtor i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohito.

I zbuluar në vitin 1966, Amfiteatri i Durrësit, një nga 30 amfiteatrot e botës antike, është ndërtuar në fund të shek. I pas Krishtit, në periudhën e perandorit Trajan. Për afro 2 shekuj ai u përdor për dyluftimet e gladiatorëve dhe të kafshëve të egra dhe kishte një kapacitet për 15 mijë shikues. Sipas autoriteteve muzeore, sondazhet e sapo nisura nuk do të pengojnë në vizitueshmërinë e monumentit antik për këtë sezon turistik, që gjithsesi do të ofrojë më pak objekte të trashëgimisë sonë për t’u vizituar, pasi dhe muzeu më i madh arkeologjik në vend është nën rikonstruksion.

“Në këtë moment kemi vetëm Amfiteatrin të vizitueshëm, pasi Muzeu është në rikonstruksion, Hamami gjithashtu. Edhe Torra Veneciane, që shpresojmë të hapet para sezonit turistik. Me hapjen e Torrës, po dhe të Amfiteatrit do të kemi një fluks të konsiderueshëm vizitorësh të cilin e mirëpresim për t’u dhënë shërbimet e dëshiruara”, është shprehur Ramohito.

Amfiteatri dhe zonat kryesore arkeologjike A dhe B, në Durrës, pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve të shumta për të nxjerrë në pah vlerat që ato mbartin nën dhe mbi tokë, për ta kthyer Durrësin në një nga destinacionet turistike më tërheqëse në 10 vitet e ardhshme.

Etiketa: AmfiteatriDurrës

Lajme të lidhura

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza
Aktualitet

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

20:31 - 19/03/26
Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë
Aktualitet

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26
Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

18:34 - 19/03/26
Para
Durrës, zbulohet shtëpia e kthyer në laborator droge

Skandal, punonjësja e bankës vjedh lekët e klientëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26

Pas lirimit nga paraburgimi, këngëtari Besart Kelmendi, i njohur ndryshe si Gjesti, ka reaguar për herë të parë me anë...

Lexo më shumë
Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

20:31 - 19/03/26
Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26
Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

18:50 - 19/03/26
Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

18:34 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com