GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulimi amerikan: Shpërthimi i qëllimshëm rrëzoi avionin e Prigozhin

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulimi amerikan: Shpërthimi i qëllimshëm rrëzoi avionin e Prigozhin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane arriti në përfundimin se një shpërthim i qëllimshëm shkaktoi rrëzimin e avionit, në të cili autoritetet ruse thanë se ndodhej udhëheqësi grupit mercenar Wagner, i cili u lavdërua të enjten nga Vladimir Putini, megjithëse janë shtuar dyshimet se presidenti rus ishte arkitekti i atentatit.

Një nga zyrtarët amerikanë tha se vlerësimet paraprake tregojnë se Yevgeny Prigozhin ishte “me shumë gjasë” në shënjestër dhe se shpërthimi përputhet me “historinë e gjatë të Putinit për t’i mbyllur gojën kritikëve të tij”.

Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të bënin komente, nuk dhanë asnjë detaj mbi atë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili besohet gjerësisht si një hakmarrje për rebelimin e grupit Wagner në qershor, sfida më e madhe ndaj sundimit 23 vjeçar të udhëheqësit rus. Disa nga ndihmësit e lartë të zotit Prigozhin ndodheshin në avionin e rrëzuar.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder tha se raportet e shtypit se një raketë tokë-ajër rrëzoi avionin ishin të pasakta. Ai nuk pranoi të thoshte nëse Shtetet e Bashkuara dyshonin për një bombë apo besonin se përplasja ishte një atentat.

 

Detajet e vlerësimit të inteligjencës amerikane u publikuan ndërsa Presidenti Putin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që u raportuan se ishin në bordin e avionit dhe iu referua “gabimeve serioze” të Prigozhinit.

 

Avioni që mbante themeluesin e kompanisë ushtarake Wagner dhe gjashtë pasagjerë të tjerë u rrëzua të mërkurën menjëherë pasi u nis nga Moska me një ekuipazh prej tre personash, sipas autoritetit rus të aviacionit civil. Ekipet e shpëtimit gjetën 10 trupa dhe mediat ruse cituan burime anonime brenda grupit Wagner që thanë se Prigozhin kishte vdekur. Por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Presidenti Joe Biden, duke folur para gazetarëve të mërkurën, tha se besonte se Presidenti Putin kishte gisht në rrëzimin e avionit, megjithëse ai e pranoi se nuk kishte informacion që verifikonte vlerësimin e tij.

Kremlini i cilëson gënjeshtra akuzat se vrau kreun e Wagnerit, Prigozhin

Kremlini tha se sugjerimet e Perëndimit se udhëheqësi mercenar rus Yevgeny Prigozhin ishte vrarë me urdhër të tij ishin një “gënjeshtër absolute”, ndërsa nuk pranoi të konfirmonte përfundimisht vdekjen e kreut të grupit Wagner, duke përmendur nevojën për të pritur për rezultatet e testit.

Autoriteti i aviacionit të Rusisë ka deklaruar se Prigozhini, kreu i grupit mercenar Wagner, ishte në bordin e një avioni privat i cili u rrëzua mbrëmjen e së mërkurës në veriperëndim të Moskës. Nga rrëzimi u avionit nuk pati të mbijetuar.

Presidenti Vladimir Putin u përcolli ngushëllimet e tij familjeve të atyre që u vranë të enjten dhe përdori kohën e shkuar kur iu referua shefit të Wagnerit, duke thyer heshtjen e tij pas incidentit që ndodhi saktësisht dy muaj pasi kreu i grupit mercenar udhëhoqi një rebelim të shkurtër ndaj Moskës.

Zoti Putin përmendi disa “informacione paraprake” sipas të cilave Prigozhini dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë në grupin mercenar Wagner ishin vrarë të gjithë dhe ndërsa e vlerësoi atë, tha gjithashtu se udhëheqësi i Wagnerit kishte bërë disa “gabime serioze”.

Politikanët dhe analistët perëndimorë kanë sugjeruar se mund të ketë qenë ish presidenti Putin që urdhëroi të vritej Prigozhini në mënyrë që ta ndëshkonte atë për nisjen e kryengritjes së 23-34 qershorit kundër udhëheqjes së ushtrisë, e cila gjithashtu përfaqësonte sfidën më të madhe ndaj sundimit të Putinit që kur ai erdhi në pushtet në vitin 1999.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se këto akuza dhe shumë të tjera të ngjashme ishin të rreme.

Etiketa: Vdekja e Prigozhinzbulimi amerikan

Lajme të lidhura

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Para
Tmerr në Sarandë, ashensori zë poshtë kamarierin 17-vjeçar

Tmerr në Sarandë, ashensori zë poshtë kamarierin 17-vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com