GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

EMRI/ Zbulohen arsenal armësh dhe drogë në Peqin, arrestohet 43-vjeçari

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRI/ Zbulohen arsenal armësh dhe drogë në Peqin, arrestohet 43-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 43-vjeçar është arrestuar në Peqin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Katërkëndëshi”.

Imer Manahasa u arrestua në flagrancë në banesën e tij, të cilën e kishte ndërtuar pa leje.

Në banesë, policia zbuloi armë zjarri pistoletë, armë gjuetie, armë sportive, municion luftarak, predhë, thikë, kokainë dhe 2 targa automjeti false.

43-vjeçari ishte anëtar i një krupi kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Punësimi i paligjshëm”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formulareve”.

Gjithashtu, për këtë rast, u shoqëruan në ambientet e Policisë, disa shtetas të tjerë.

Njoftimi

Finalizohet pas një hetimi disajavor operacioni policor i koduar “Katërkëndshi”.

Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, armë gjuetie, armë sportive, municion luftarak, predhë, thikë, kokainë dhe 2 traga automjeti false.

Arrestohet në flagrancë 43-vjeçari që i kishte fshehur ato, në ambientet në pronësi të tij.

43-vjeçari, anëtar i një krupi kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale.

Gjatë operacionit u zbulua se ky shtetas kishte ndërtuar një objekt, pa leje.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të çdo forme tjetër të shfaqes së tyre, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Katërkëndshi”. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një 43-vjeçar që posedonte pa leje, në ambientet e biznesit në pronësi të tij, armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak, si edhe lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në disa ambiente (pikë inertesh, varrezë makinash, stallë bagëtish) ku si rezultat kanë gjetur të fshehura: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 armë sportive, municion luftarak, 1 predhë, 1 thikë, një sasi lënde narkotike kokainë dhe 2 traga automjeti false, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Më tej, shërbimet e Policisë zbuluan se poseduesi i armëve dhe i sendeve të kundërligjshme, kishte ndërtuar një objekt, pa leje.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë shtetasit I. M., 43 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Punësimi i paligjshëm”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formulareve”.

Gjithashtu, për këtë rast, u shoqëruan në ambientet e Policisë, disa shtetas të tjerë.

Etiketa: Armepeqin

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

15:14 - 07/11/26
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja
Uncategorized

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Para
Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024, vëmendja te supersfida Holandë-Francë

Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024, vëmendja te supersfida Holandë-Francë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj
Aktualitet

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj

21:20 - 13/11/26

Ekzekutimi mafioz 100 metra larg komisariatit, si u ndoq dhe u qëllua për vdekje Artan Murtaj në Sarandë. Emisioni investigativ...

Lexo më shumë
Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com