GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohen bisedat e ish-shefit të Komisariatit me Pëllumb Gjokën

07:55 - 05/08/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen bisedat e ish-shefit të Komisariatit me Pëllumb Gjokën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen te tjera detaje nga dosja e SPAK për megaoperacionin “Metamorfoza”, në sajë të të cilit u lëshuan 15 urdhër arreste.

Mes të arrestuarve për operacionin Metamorfoza është edhe Oltion Bistri, polic me një karrierë të gjatë, që në vitin 2020 ishte shef i komisariatit nr.2 në Tiranë. Pikërisht në zonën e tij, biznesmeni Pëllumb Gjoka kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK ishte ankuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi.

Por Oltion Bistri si shef i komisariatit, refuzonte ta mbyllte kazinonë, “jo për 1500 eurot” që i përmend Pëllumb Gjokës, por për hir të fjalës që kishte dhënë. Në përgjimet e SPAK del disa herë emri “Rebani”, me të cilin Bistri thotë se komunikon vazhdimisht për çështjen e kazinosë, madje edhe për një “Ardi”, tjetër polic që përmendet në komunikimet mes tij dhe Pëllumb Gjokës.

Sipas asaj që ish shefi i Komisariatit nr.2 Oltion Bistri i thotë pronarit të kazinosë, Pëllumb Gjokës, “ka frikë rebaniu se i paskan thënë për këtë rastin dhe është tremb”, apo “ik fli tani apo ke punëtorë brenda? Kush është klienti më i fortë? I ke marrë ndonjë Tajvanit? Ty të duhen me lek, jo ata që s’i lënë andej. Ata që si lënë janë të mbaruar. Prit një herë të mbarojë aksioni. Unë e bëra për ty këtë se s’më ngrenë ato 1500 euro që marr. Se veç për ty e lashë. është muhabet vk. Edhe për anë morale më tepër. Se vetëm stres. Vetëm këto sa bëjnë ti lutem rebos aman. Ai lekët do marri dhe kot i merr. Se di pse ka frikë” i shkruan Bistri Pëllumb Gjokës.

Në datën 20 shkurt të vitit 2020, në një bisedë të përgjuar Bistri i shkruan Pëllumb Gjokës: “tani do fillojë për pak, ik futu gjëkundi se s’i dihet, mos rri në qarkullim dhe fike telefonin. po kot mos si dihet. se di. akoma s’na i kanë sjellë emrat dhe vendet. Dr tha do e heq pikën nga lista. jo e din rebua vete s’ka nevojë”

Në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës dhe informacionet që vinin për Pëllumb Gjokën kanë të bëjnë me një operacion të quajtur “Fati i lojërave”. Duket se Bistri sugjeron se Drejtori i policisë do ta heqë pikën e Pëllumb Gjokës nga lista e kontrolleve për lojërat e paligjshme të fatit.

Etiketa: bisedaSpak

Lajme të lidhura

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza
Aktualitet

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

20:31 - 19/03/26
Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë
Aktualitet

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26
Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte
Breaking Views

Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

18:50 - 19/03/26
Para
Nuk kanë fund surprizat e motit, mësoni parashikimin për sot

Keni bërë plane? Moti merre kthesë këtë fundjavë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26

Pas lirimit nga paraburgimi, këngëtari Besart Kelmendi, i njohur ndryshe si Gjesti, ka reaguar për herë të parë me anë...

Lexo më shumë
Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

20:31 - 19/03/26
Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26
Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

18:50 - 19/03/26
Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

18:34 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com