GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohen dy parcela me kanabis në Kurbin, një në pranga, sekuestrohen dhe armë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen dy parcela me kanabis në Kurbin, një në pranga, sekuestrohen dhe armë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy parcela me kanabis janë zbuluar ditën e sotme në Kurbin, pas kontrolleve masive për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Loading”, janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike. Policia ka gjetur dhe ka asgjësuar me anë të djegies, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në 2 ambiente të hapura. Në njërin nga këto ambiente, është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri automatik. Policia ka vënë në pranga një person ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër.
Në Fushë Milot, Kurbin, në oborrin e banesës së personit me inicialet B. K., 59 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotikë cannabis sativa të kultivuara, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Ndërsa në një sipërfaqe toke në fshatin Shullaz, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, si dhe një armë zjarri automatik me një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale, personi me inicialet K. M., 50 vjeç, banues në Shullaz, Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

“Kontrolle masive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve.
Gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Loading”, janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjenden dhe asgjësohen me anë të djegies, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në 2 ambiente të hapura.
Në njërin nga këto ambiente, është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri automatik.
Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, për dy shtetas që kishin kultivuar bimë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Loading”.

Si rezultat i këtij operacioni janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:
Në Fushë Milot, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 59 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotikë cannabis sativa të kultivuara, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. K., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Në një sipërfaqe toke në fshatin Shullaz, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, si dhe një armë zjarri automatik me një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale, shtetasi K. M., 50 vjeç, banues në Shullaz, Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”. Vijon puna për kapjen e tij.”-njofton policia.

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare
Aktualitet

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare

20:39 - 23/10/26
Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë
Aktualitet

Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë

20:15 - 23/10/26
Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU

19:50 - 23/10/26
Para
Gara për kryetarët e rinj të degëve në PS, Rama: Të zgjidhen figura të pastra!

Protesta/ Vjen reagimi i parë nga PS: Oligarkët bëjnë lojë me shumë porta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare
Aktualitet

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare

20:39 - 23/10/26

Komisioni Evropian ka reaguar pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama për marrjen e masave ndaj personave të përfshirë në protesta...

Lexo më shumë
Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë

Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë

20:15 - 23/10/26
Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU

19:50 - 23/10/26
Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

19:31 - 23/10/26
Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit

Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit

19:01 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com