GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohen lidhjet/ Fatjon Prendi, kreu i grupit të drogës, mik i ngushtë me Alfons Ndocin e vrarë në burgun e sigurisë së lartë në Greqi

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen lidhjet/ Fatjon Prendi, kreu i grupit të drogës, mik i ngushtë me Alfons Ndocin e vrarë në burgun e sigurisë së lartë në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatjon Prendi, i arrestuar së fundmi në Greqi si kreu i një grupi kriminal që u kap me mbi 1 ton drogë dhe arsenal armësh, rezulton të ketë qenë mik i ngushtë me Alfons Ndocin, 35-vjeçarin shqiptar të vrarë në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo në qershor 2024.

Burime nga hetimet greke kanë zbuluar se Prendi dhe Ndoci kanë pasur një lidhje të afërt miqësore, ndërkohë që të dy konsiderohen emra të njohur për autoritetet greke, për përfshirje në aktivitet kriminal të strukturuar dhe të rrezikshëm.

Alfons Ndoci kishte një profil të lartë kriminal. Në vitin 2014, gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina, ai vrau me gjakftohtësi pronarin e dyqanit, vetëm sepse guxoi të kundërshtonte grabitjen.

Në vitin 2018, ai u arratis nga një mjet transporti të të burgosurve në portin e Pireut, së bashku me tre të dënuar të tjerë, gjatë transferimit nga Athina drejt Kretës. Pas një operacioni të forcave speciale greke, ai u kap sërish disa ditë më vonë.

Në qershor të vitit 2023, Ndoci u arrestua bashkë me shtetasin Gerald Jaho, pas një ndjekjeje policore në Athinë. Dyshja u kap me dy pistoleta, një sasi marijuane dhe mbi 16 mijë euro, së bashku me kartëmonedha të huaja. Ata u pikasën në një qendër tregtare nga biznesmeni Tonin Preka, i cili i identifikoi si personat që i kishin grabitur 40 mijë euro në Mykonos.

Ndoci tentoi të arratisej sërish, duke shkaktuar një përplasje me disa automjete, por u arrestua në vend. Në atë kohë, ai kishte mbi vete një urdhër arresti për “grabitje në bashkëpunim”, si dhe dy dënime për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”, me një total prej tre vitesh burgim.

Zbulimi i lidhjes mes tij dhe Fatjon Prendit ngre dyshime të reja mbi shtrirjen dhe strukturën e rrjeteve kriminale shqiptare në Greqi dhe më gjerë, teksa hetimet ndaj Prendit dhe bashkëpunëtorëve të tij vijojnë intensivisht./TCH

Lajme të lidhura

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26
Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën
Breaking Views

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

22:38 - 07/10/26
(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia
Breaking Views

(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

22:26 - 07/10/26
Para
Ndalet Juventusi, Atalanta e Gjimshitit i merr pikë me 10 lojtarë

Ndalet Juventusi, Atalanta e Gjimshitit i merr pikë me 10 lojtarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26

Është mbyllur protesta e 130-të kundër qeverisë sot më 7 tetor. Protestuesit në fund të tubimit thirrën në kor “Nesër...

Lexo më shumë
Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

22:38 - 07/10/26
(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

22:26 - 07/10/26
Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

21:50 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com