GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohen me dron 2 fermerë ilegalë të kanabisit mes Lukovës dhe Shën Vasilit (Emrat)

12:37 - 15/08/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen me dron 2 fermerë ilegalë të kanabisit mes Lukovës dhe Shën Vasilit (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Himarës pasi kishin kultivuar në një parcelë mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, 150 bimë narkotike kanabis. Fatmir Suli dhe Çelik Xhebra u kapën ‘mat’ nga droni teksa po kujdeseshin për bimët narkotike.

20 bimë narkotike u sekuestruan si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies.

Blutë informojnë se sekuestruan edhe  3 telefona celular, vegla pune dhe sende të tjera që përdoreshin nga dy të arrestarit për këtë veprimtari.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i të cilit u vunë në pranga, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, shtetasit:

F. S., 62 vjeç

Ç. Xh., 47 vjeç

Këta shtetas u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët, veprim i dokumentuar edhe në pamje filmike, gjatë monitorimit me mjetet inteligjente dron.

Konkretisht, në prroin mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, në një zonë me bimësi të dendur dhe shkurre, këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar rreth 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 bimë narkotike, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies.

Gjithashtu, u sekuestruan 3 telefona celular, vegla pune dhe sende të tjera që përdoreshin nga dy shtetasit për këtë veprimtari kriminale.

Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

Etiketa: Kanabis

Lajme të lidhura

Shqiptari tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe
Aktualitet

Shqiptari tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe

09:33 - 24/02/26
Këlliçi: Deklarata e Marta Kos, një qokë politike për Ramën!
Aktualitet

Këlliçi: Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje

09:22 - 24/02/26
Alizoti: Arrestimi i Berishës dhe dënimi i Salianjit nuk na stepin
Aktualitet

Alizoti: Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama

08:59 - 24/02/26
Para
Trump letër Begajt: Pres me padurim të vazhdojmë punën e përbashkët…

Trump letër Begajt: Pres me padurim të vazhdojmë punën e përbashkët...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe
Aktualitet

Shqiptari tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe

09:33 - 24/02/26

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të gjerë një rasti të rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi, lidhur...

Lexo më shumë
Lumë golash edhe në pjesët e dyta, Arsenali dominon Atleticon, shënojnë Martinelli dhe Gyokeres

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale

09:28 - 24/02/26
Këlliçi: Deklarata e Marta Kos, një qokë politike për Ramën!

Këlliçi: Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje

09:22 - 24/02/26
Alizoti: Arrestimi i Berishës dhe dënimi i Salianjit nuk na stepin

Alizoti: Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama

08:59 - 24/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com