GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohen ndërhyrjet abuzive me kilometrazhin e mjeteve, Kontrolli Teknik jep detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen ndërhyrjet abuzive me kilometrazhin e mjeteve, Kontrolli Teknik jep detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka bërë me dije se Certifikata e re e Kontrollit Teknik, po nxjerr në pah të gjitha ndërhyrjet abuzive me kilometrazhin.

Sipas DPSHTRR në Qendrat e Kontrollit Teknik anembanë vendit, po evidentohen raste flagrante të mjeteve me odometër (kilometrazh) të ulur, me ndërhyrje abuzive, të cilat po bllokohen pas analizës përkatëse.

Postimi i plotë:

Certifikata e re e Kontrollit Teknik po nxjerr në pah të gjitha ndërhyrjet abuzive me kilometrazhin! Çdo ditë, në Qendrat e Kontrollit Teknik anembanë vendit, po evidentohen raste flagrante të mjeteve me odometër (kilometrazh) të ulur, me ndërhyrje abuzive, të cilat po bllokohen pas analizës së historikut nga sistemet tona deri në korrigjimin e odometrit! Të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit të statusit të kilometrave, si edhe u shënohet historiku real në certifikatë!

Gjurma historike e manovrave me kilometrazhin do t’i shërbejë blerësve eventual që të njihen me këtë fakt dhe të mos mashtrohen më! DPSHTRR mirëkupton rastet kur posedues të mjeteve rrugore trashëgojnë një status që është abuzuar nga shitësi apo zotërues të mëparshëm, ndaj edhe NXISIM qytetarët që të denoncojnë më tej në polici e në organet kompetente nëse janë mashtruar apo gënjyer në aktin e shitjes e në çmim!

Tashmë, Certifikata e re e Kontrollit Teknik që lëshohet në çdo Qendër Kontrolli Teknik, është e një modeli tërësisht evropian, në përputhje me Direktivën 2014/45/BE. DPSHTRR mirëpret kërkesa individuale për verifikim të mjeteve rrugore dhe INKURAJON konsumatorët, subjektet, blerës potencial në treg, që të verifikojnë historikun e mjetit rrugor përpara çdo transaksioni! Sugjerojmë qytetarët që të verifikojnë saktë dokumentacionin e mjetit si edhe të kërkojnë nga shitësi që të garantojë historikun e kilometrazhit ose të ketë kryer një Kontroll Teknik me certifikatën, modeli i ri me historik kilometrazhi!

DPSHTRR, gjithmonë në kërkim të rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimit për qytetarin, mbrojtjes së konsumatorit e të tregut automotiv, si edhe standardizimit të proceseve e sistemeve të kontrollit të flotës dhe të shërbimeve të transportit rrugor në Republikën e Shqipërisë! Fotot: Statuse km të ulura, të kapura në QKT dhe certifikatat pas korrigjimit të odometrit!

Etiketa: Certifikata e re e Kontrollit TeknikDrejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
Aktualitet

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Para
Britania e Madhe do të ashpërsojë kushtet e vizave për rusët

Britania e Madhe do të ashpërsojë kushtet e vizave për rusët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com