GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet ‘Call center’ i paligjshëm në Selitë, 6 në pranga

09:55 - 02/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet ‘Call center’ i paligjshëm në Selitë, 6 në pranga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë të Shtetit ka zbuluar një Call Center të paligjshëm në zonën e Selitës.

Burimet thonë se u arrestuan gjashtë persona, ndërsa një i shtatë me inicialet J. M u shpall në kërkim.

Operacioni i koduar “Selita Center” bllokoi 110 kompjuterë. Të dyshuarit mashtronin qytetarë italianë dhe grekë.

Në momentin e operacionit u konstatuan 56 punonjës në detyrë.

Akuzat ndaj të arrestuarve janë punësim i paligjshëm,  mashtrim kompjuterik, pastrim parash,  fshehje të ardhurash dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Gjatë operacionit policor të koduar “Selita Center” u arrestuan 6 shtetasit: Ermion Markaj, Patricja Radovani, Donald Toma, Areteo Butsi, Emanuele Jaho dhe Fiodor Zi, ndërsa u shpall në kërkim administratori i subjektit, Julian Markaj.

foto galeri

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Selita Center”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. Zbulohet një subjekt ekonomik (firmë) që ishte përshtatur si call center. Arrestohen në flagrancë 6 shtetas të punësuar në këtë subjekt (mes tyre përgjegjësi i firmës dhe shefja e personelit). Shpallet në kërkim administratori i këtij subjekti. Gjatë operacionit, në ambientet e këtij subjekti, Policia ka gjetur 53 operatorë të cilët mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, që të investonin para në tregje fiktive.

 

Sekuestrohen 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, që u gjetën në ambientet e call center-it.

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomike dhe Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të mashtrimit kompjuterik, në një subjekt privat, në Selitë, Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Selita Center”. Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në ambientet e këtij subjekti privat (firmë), ku kanë konstatuar disa shtetas që kryenin veprimtarinë e paligjshme të mashtrimit kompjuterik përmes call center-it.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 35 vjeç, me detyrë përgjegjës i firmës, P. R., 29 vjeçe, me detyrë shefe e personelit të firmës, D. T., 27 vjeç dhe A. B., 36 vjeç, të katërt banues në Tiranë, si dhe shtetasit E. J., 29 vjeç dhe F. Z., 34 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim administratori i këtij subjekti, shtetasi J. M., 31 vjeç.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasit që u gjetën në këtë subjekt ishin punësuar në mënyrë të paligjshme dhe mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, që të investonin para në tregje fiktive. Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti janë gjetur 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Etiketa: 6 në prangaKryesore1në SelitëZbulohet 'Call center'

Lajme të lidhura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Para
FOTO/ Pas Yuri Kim, largohet nga Tirana edhe zv.ambasadori amerikan

FOTO/ Pas Yuri Kim, largohet nga Tirana edhe zv.ambasadori amerikan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u...

Lexo më shumë
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com