GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet magazina në Shkodër/ Arrestohen farmacisti, 4 doganierë dhe një grua

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet magazina në Shkodër/ Arrestohen farmacisti, 4 doganierë dhe një grua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një farmacist 60-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Shkodrës. Prangosja e tij erdhi gjatë një operacioni të koduar “Tablets”, i cili erdhi pas një hetimi intensiv disamujor.

Mësohet se ai kishte maganzinuar 710 kuti me medikamente mjekësore, të kontrabanduara nga Mali i Zi, me qëllim tregtimin e tyre në farmaci të ndryshme. Por në magazinë iu gjet edhe një armë gjahu e municion luftarak.

Policia tha se gjate operacionit ka proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, doganierë në PKK Hani i Hotit.

Lexo edhe: Shiste drogë afër një gjimnazi, si ra në pranga 39-vjeçari nga Elbasani

Për të cilët dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

NJOFTIMI

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, me fokus të veçantë, goditjen e kontrabandës së medikamenteve mjekësore, për shkak të rëndësisë për shëndetin dhe jeten e qytetarëve, si dhe në kuadër të një hetimi intensiv disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tablets”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua ne flagrancë shtetasi J. Z., 60 vjeç (farmacist), banues në fshatin Gril, Malësi e Madhe, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Fshehja e te ardhurave”, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja V. J., 58 vjeçe, banuese ne lagjen Partizani, Shkodër, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Nga veprimet e hetimore, rezultoi se shtetasi J. Z. kishte kontrabanduar medikamente mjekësore nga Mali i Zi, me qëllim tregtimin e tyre në farmaci të ndryshme. Ky shtetas u kap me sasi medikamentesh mjekësore të kontrabanduara, teksa lëvizte me automjet, dhe në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit “Tablets”, u ushtrua kontroll edhe në një ambient (magazinë), ku 60-vjeçari mbante sasi të tjera të medikamenteve të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, një armë gjahu dhe municion luftarak. Në total, shtetasit të arrestuar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 710 kuti me medikamente mjekësore, si dhe arma e gjahut e municioni luftarak.

Gjithashtu, u procedua ne gjendje te lirë shtetasja V. J., pasi rezultoi se administronte njërën prej farmacive ku shtetasi i arrestuar tregtonte medikamentet mjekësore të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, vijojnë hetimet edhe për shtetasit A. G., A. H., I. M. dhe D. S., doganierë në PKK Hani i Hotit, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve që janë aktualisht në hetim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: farmacistimagazinaShkodër

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
Dialogu/ Osmani takim me presidentin slloven: Njohja reciproke me Serbinë është…

Largimi i serbëve, Vjosa Osmani pritet të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com