GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet mjeti nga Sllovenia që vëzhgoi ‘ushtarët’ e Ervis Martinajt

15:13 - 16/07/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet mjeti nga Sllovenia që vëzhgoi ‘ushtarët’ e Ervis Martinajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pamjet e kamerave të sigurisë të administruara nga hetuesit në një rreze të gjerë kanë filmuar një automjet me targa sllovene, ditën e atentatit të trefishtë ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij, i cili dyshohet se ka ndjekur të rinjtë dhe më pas ka njoftuar vrasësit për çdo lëvizje.

Të hënën e 17 korrikut plotësohet 1 vit nga atentati te Mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë në vend kushëriri i të zhdukurit Ervis Martinaj, dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Kjo ngjarje, nga ajo ditë ka mbetur e pazbardhur, autorët dhe ata që donin të vdekur Brilant Martinajn dhe shokët e tij kanë mbetur mister. Deri në këtë fazë të hetimit, organi i akuzës akoma nuk ka një përgjigje se kujt i përkiste makina dhe për këtë arsye i janë drejtuar me një letërporosi autoriteteve sllovene për t’i ndihmuar në identifikimin e mjetit në fjalë. Hetuesit interesohen të dinë më shumë në lidhje me makinën, nëse është e vjedhur apo ka hyrë në territorin e vendit tonë në rrugë legale dhe më e rëndësishmja, kujt i përkasin targat që ajo kishte atë ditë.

Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata po lëviznin me automjetin e tyre në dalje të Fushë Krujës me drejtim Thumanën. Sapo u ngjitën në mbikalim, një automjet u afrua nga krahu i kundërt dhe hapi zjarr. Si pasojë e të shtënave të tre vdiqën në vend, ndërsa viktimat u shkrumbuan nga flakët që pushtuan në pak sekonda makinën.

Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe dogjën mjetin e tyre në afërsi të fshatit Larushk, brenda të cilit u gjetën një armë automatike dhe 2 kallashnikovë. Asgjë e vlefshme nuk mbeti në vendin e ngjarjes dhe autorët nuk u identifikuan. Brilant Martinaj, 22 vjeç, ishte kushëri i Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit i zhdukur prej 7 gushtit 2022. Askush nuk di të thotë një përgjigje për fatin e Ervis Martinajt, teksa për pak javë mbushet një vit nga humbja e gjurmëve. /ReportTV

 

Etiketa: Ervis Martinajsllovenia

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Vodhi paratë e biznesit ku ishte punësuar, policia arreston 37-vjeçarin

25 vjeçari grabit fqinjin dhe më pas i përdhunon të dashurën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com