GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Zbulohet objekti i panjohur hapësinor që shkëlqen çdo 20 minuta

22:54 - 28/07/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet objekti i panjohur hapësinor që shkëlqen çdo 20 minuta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Astronomët kanë pikasur një objekt misterioz në galaktikë. Objekti, ndryshe nga çdo gjë që shkencëtarët kanë parë ndonjëherë, lëshonte një sasi gjigante energjie në një frekuencë prej tre herë në orë për një periudhë kohore.

Gjatë orbitës në hapësirë, objekti dërgoi një rreze të fuqishme rrezatimi që u bë e dukshme nga Toka për 1 minutë, çdo 20 minuta në orë, duke e bërë atë në një nga burimet më të ndritshme të radios në qiell.

Studiuesit, të udhëhequr nga astrofizikantja Natasha Hurley-ëalker e Universitetit Curtin të Australisë dhe Qendra Ndërkombëtare për Kërkimet e Astronomisë në Radio (ICRAR), e cila bëri publikimin përkatës në revistën Nature, e bënë zbulimin me teleskopin MëA në Australinë Perëndimore.

Misteri filloi në vitin 2021, kur Hurley-ëalker dhe kolegët e saj zbuluan një puls radio që përsëritej ngadalë, në disa të dhëna arkivore të vitit 2018. Siç tha Hurley-ëalker, “objekti u shfaq dhe u zhduk gjatë rrjedhës së disa orëve të vëzhgimeve tona. Ishte diçka krejtësisht e papritur. Ishte e çuditshme për një astronom, sepse nuk ka asnjë objekt qiellor që të bëjë një gjë të tillë. Dhe në fakt është me të vërtetë mjaft afër nesh, në një distancë prej rreth 4000 vite dritë larg galaktikës pra në “oborrin e shtëpisë”.

Astrofizikantja Gemma Anderson tha se diçka që shkëlqen për një minutë, çdo disa minuta është diçka vërtet e çuditshme. Objekti misterioz është tepër i ndritshëm dhe më i vogël se Dielli, duke lëshuar valë radio shumë të polarizuara, gjë që tregon se ka një fushë magnetike shumë të fortë, tha ajo.

Një shpjegim i mundshëm, sipas shkencëtarëve që e gjetën, është se ai është një yll neutron ose një yll xhuxh i bardhë me një fushë magnetike jashtëzakonisht të fortë. Studiues të tjerë besojnë se “profili” i tij përputhet me atë të një “magnastroje shumë të gjatë”, një ylli neutron që rrotullohet ngadalë që ishte parashikuar teorikisht, por kurrë më parë./SHQIP

Etiketa: hapesireobjekt misterioz

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Biznesmeni shqiptar shumë pranë blerjes së FK Kukësi?

Biznesmeni shqiptar shumë pranë blerjes së FK Kukësi?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com