GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zbulohet prapaskena që e bëri Uzunin një “megastar”

23:06 - 28/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet prapaskena që e bëri Uzunin një “megastar”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni po bëhet gati të nisë sezonin e ri si protagonist në La Ligën spanjolle. Sulmuesi ka shkëlqyer në sezonin e kaluar në kategorinë e dytë me Granadën duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit dhe tashmë në elitë, kërkon që të jetë përsëri protagonist.

Por gjërat mund të ishin shumë ndryshe po të mos ekzistonte “raporti më i gjatë në historinë e klubit të Granadës”.

Gazeta spanjolle “AS” ka zbuluar detajet e transferimit të futbollistit i shqiptar te Granada në ditën e fundit të merkatos së janarit të vitit 2022.

Sipas tyre, meritë për vijimësinë e karrierës së lojtarit ka ish-trajneri Robert Moreno, i cili bëri gjëra të pamenduara për të bindur klubin që të investonte për lojtarin shqiptar, një emër i panjohur në Spanjë.

“AS” bën të ditur se Moreno kishte kërkuar që klubi të blinte lojtarin nga Ferencvarosh, por nuk kishte marrë përgjigje pozitive nga pronarët kinezë.

Por ai ishte i bindur se Uzuni do të kishte sukses, ndaj përgatiti një raport të detajuar për futbollistn shqiptar siç nuk kishte bërë më parë me asnjë nga alternativat që kishte propozuar.

Sipas burimeve në klubin e Granadës, ky ishte raporti më i gjatë në historinë e klubit, pasi Moreno kishte përfshirë çdo aspekt të lojës së Uzunit dhe progresit të pritshëm të tij.

Një raport i tillë u kishte bërë shumë përshtypje pronarëve dhe ata pranuan “bastin” e trajnerit, duke paguar 4 milionë euro për kartonin e Uzunit. Bast i cili në muajt e parë nuk rezultoi shumë i suksesshëm, pasi Graanda ra nga kategoria dhe Uzuni shënoi vetëm 1 gol e dha 1 asist në 15 ndeshje të luajtura në La Liga.

Por në kategorinë e dytë, dhe për fatin e keq të Robert Morenos me një trajner tjetër, ai shkëlqeu duke qenë golashënuesi i padiskutueshëm i klubit dhe kampionatit, për të shtyrë Granadën drejt elitës.

Gjë që ka rritur edhe vlerën e kartonit të tij, me klubin që tashmë mund t’i gëzohet në çdo moment këtij investimi nëse vendos ta shesë sulmuesin shqiptar, pasi vlera e tij është dyfishuar. Dhe shumë klube do të ishin shumë të lumtura të paguanin për të./PanoramaSport

Etiketa: GranadaMyrto Uzuni

Lajme të lidhura

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të
Breaking Views

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
Para
ISIS nuk njeh limite, merr përgjegjësinë për sulmin në faltore

ISIS nuk njeh limite, merr përgjegjësinë për sulmin në faltore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Lexo më shumë
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com