GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet serë me kanabis në Roskovec, arrestohet 46 vjeçari

10:14 - 13/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet serë me kanabis në Roskovec, arrestohet 46 vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Fierit ka goditur rastin e dytë brenda 24 orëve, të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Së fundi është zbuluar një serë me kanabis në fshatin Ngjeqar të Roskovecit, ku po kultivoheshin rreth 500 bimë me kanabis.

Gjatë operacionit “Ngjeqar” u arrestua shtetasi Shaban Refitaj.

Njoftimi i policisë:

Roskovec, Fier/Intensifikim kontrollesh në zona malore, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Zbulohet një serë me rreth 500 fidanë kanabisi, të mbjellë në vazo, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi, si dhe asgjësohen fidanët narkotikë.

Brenda 24 orësh, ky është rasti i dytë i goditur nga Policia e Fierit, i tentativës për kultivim të bimëve narkotike (në kubikë dhe në vazo).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të detyrave të marra në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, për intensifikimin e kontrolleve në terren dhe në ambiente të mbyllura, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale që në fazë fillestare, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë goditur në kuadër të operacionit policor “Ngjeqar”, një rast tjetër të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në fshatin Ngjeqar, në afërsi të liqenit të këtij fshati, shërbimet e Policisë zbuluan një serë të përshtatur për kultivimin në vazo, të rreth 500 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi, të cilët u asgjësuan nga këto shërbime.

Gjithashtu në kuadër të operacionit “Ngjeqar”, si autor i dyshuar i këtij rasti, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. R., 46 vjeç, banues në Ngjeqar, Roskovec.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: KanabisRoskovec

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Banorët e Bërxullës: Firma fantazmë përdor dhunë për të…

Banorët e Bërxullës: Firma fantazmë përdor dhunë për të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com