GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet ‘shtëpia e barit’, e pëson pronarja e 4 punonjës të OSHEE

10:03 - 07/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet ‘shtëpia e barit’, e pëson pronarja e 4 punonjës të OSHEE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka zbuluar një tjetër “shtëpi bari” në Malësinë e Madhe. Uniformat blu zbarkuan në ambientet e një magazine, të cilat ishin përshtatur për të kultivuar lëndë narkotike. Kjo realizohej me anë të llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në pranga ra 1 shtetase (pronarja e magazinës), teksa është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetase tjetër (për shkak të gjendjes shëndetësore).

Shpallen në kërkim bashkëshortët e tyre (vëllezër), të 2 bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Procedohen edhe 4 punonjës të OSHEE Malësi e Madhe, për shpërdorim detyre.

Ndërsa janë sekuestruar 90 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe pajisje të ndryshme elektrike.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Shkodër, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 10-të të operacionit policor të koduar “Qarku”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases F. V., 54 vjeçe, banuese në fshatin Jeran, Malësi e Madhe, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të gjendjes shëndetësore, për shtetasen M. V., 43 vjeçe, banuese në fshatin Jeran.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasi U. V., 61 vjeç (bashkëshorti i shtetases F. V.) dhe vëllai i tij, shtetasi Gj. V., 56 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. V.), të dy banues në fshatin Jeran, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Këta 4 shtetas dyshohet se kanë bashkëpunuar më njëri-tjetrin, për të kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një magazinë në pronësi të shtetases së arrestuar F. V., në fshatin Jeran, Malësi e Madhe.

Gjatë kontrollit në ambientet e magazinës, që furnizohej me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, shërbimet e Policisë kanë gjetur 90 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në vazo, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 24 llamba elektrike dhe pajisje të tjera elektrike, të cilat shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në këtë ambient.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

  1. S., 23 vjeç, E. B., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, I. D., 50 vjeç, banues në Koplik dhe F. D., 54 vjeç, banues në fshatin Bajzë, punonjës të OSHEE Malësi e Madhe.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Malesi e madhePoliciapunonjes

Lajme të lidhura

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar
Aktualitet

Mblidhet qeveria dhe grupi parlamentar i PS/ Nga fjalimi i Ramës te raportimi i Maznikut, çfarë pritet të ndodhë

07:54 - 28/03/26
Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital
Aktualitet

Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital

19:44 - 27/03/26
Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit
Aktualitet

Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit

17:34 - 27/03/26
Para
Kosova aplikon vitin e ardhshëm për anëtarësim në UNESCO

Kosova aplikon vitin e ardhshëm për anëtarësim në UNESCO

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kjo nuk është lufta jonë”, konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin gjerman Merz
Botë

“Kjo nuk është lufta jonë”, konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin gjerman Merz

09:02 - 28/03/26

Donald Trump kritikoi përsëri aleatët e NATO-s për mosdhënien e ndihmës në Ngushticën e Hormuzit, si edhe kancelarin gjerman. Merz...

Lexo më shumë
Irani sulmon me raketa bazën amerikane në Arabinë Saudite, plagosen 12 ushtarë

Irani sulmon me raketa bazën amerikane në Arabinë Saudite, plagosen 12 ushtarë

08:39 - 28/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 28 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 28/03/26
SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar

Mblidhet qeveria dhe grupi parlamentar i PS/ Nga fjalimi i Ramës te raportimi i Maznikut, çfarë pritet të ndodhë

07:54 - 28/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Mars 2026

07:31 - 28/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com