Mami Dash
Gjithmonë e gatshme për t’u impenjuar në jetën familjare me fëmijët e tu, je një nënë që përpiqesh të bësh më të mirën, të gjesh ide të reja. U lexon tonelata me libra që fëmijët të rriten sa më mirë. Shkon te pediatria për të marrë këshilla. Kur të jenë të rritur do t’i shtysh të dalin me miqtë dhe do të organizosh festa për ta. Ajo që ka rëndësi është që fëmija yt të hapet me të tjerët. Për ty nuk ndryshon gjë nëse është vajzë ose djalë, në çdo rast ti i mëson të njëjta vlera dhe pavarësi.
Mami Dem
Një jetë pa fëmijë? E pamundur. Gjithmonë e gjendur me fëmijët, u jep atyre më të mirën nga vetja, një devotshmëri pa fund. Do të mundohesh të jesh sa më e drejtë të jetë e mundur dhe të dëgjosh problemet e tyre. Të pëlqen t’i përkëdhelësh, t’i puthësh, edhe pse rrezikojnë t’u merret fryma, sidomos kur të jenë të rritur. Ajo që preferon është t’i shohësh të shëndetshëm dhe plot jetë.
Mama Binjakë
Je një nënë që mëson të vegjëlit e saj të jenë të pavarur që në moshë të vogël dhe shtëpia jote është e mbushur me libra dhe lojëra edukative. Krenare për progresin e tyre në shkollë, kërkon nota të mira dhe sukses. Mëso t’i dëgjosh më shumë, edhe pse rrezikon të dëgjosh ndonjë gjë që s’do të të pëlqejë. Pavarësisht se je një nënë që pëlqen të luajë me fëmijët dhe të jesh e lumtur me ta, nuk mund të lësh gjithçka dhe të bësh një xhiro me biçikletë me ta.
Mama Gaforre
Shfaq shumë ëmbëlsi në drejtim të fëmijëve dhe je e kujdesshme ndaj çdo nevoje të tyre. Nëse fëmija yt është i trishtuar dhe ka fytyrën e mërzitur, bën gjithçka për t’i rikthyer buzëqeshjen. Ti që konsiderohesh e turpshme mund të bëhesh një bishë nëse i preket një fije floku fëmijës tënd. Asgjë s’është shumë e bukur për ta, do të koleksionosh fotot, fletoret, letrat dhe të gjitha kujtimet emocionale.
Mama Luan
Të pëlqen çdo gjë që shkëlqen dhe do të duash t’u japësh fëmijëve të tu më të mirën dhe shpesh më të shtrenjtën. Bujare dhe e përgjegjshme, do të dish t’u vendosësh limite në jetë dhe shoqëri. Do të lësh mënjanë dëshirat dhe nevojat e tua për të inkurajuar fëmijët që të jenë të lumtur dhe të kenë besim. Lojërat do të jenë momente të lumtura për të gjithë.
Mami Virgjëreshë
Nuk je një mama e bezdisur, por një mama që dëgjon, këshillon dhe ndihmon fëmijët të mendojnë me kokën e tyre. Edhe pse ndonjëherë konsiderohesh e ftohtë, fëmijët e njohin mirë sensin tënd të humorit dhe ëmbëlsinë tënde diskrete. Do ta veshësh fëmijën tënd me shumë shije dhe do t’i mësosh rregullat bazë të higjienës dhe të ushqimit. Një mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë.
Mama Peshore
Do të kesh probleme me rrëmujën, zhurmën. Ti që adhuron rrugën e mesme mund të gjendesh në mes të një ulërime dhe të bërtiturash. Por për fat të mirë janë thjesht fëmijët e tu. Përkëdhelitë dhe momentet e ëmbla në orën e banjës, historitë e mrekullueshme që do t’i tregosh para se të fikësh dritën do të bëjnë që ata të të adhurojnë. Përpara së gjithash do të jesh e ndershme dhe do t’u tregosh jetën ashtu siç është, jo gjithmonë e thjeshtë, por e bukur.
Mami Akrep
Di gjithçka për fëmijën tënd, që nga momenti që ta vendosin në duar pas lindjes dhe më pas. Intuitive dhe e dashur, do të dish si ta bësh të ndihet i sigurt dhe do të kuptosh menjëherë nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon. Dashuri pa kushte dhe devotshmëri, gjithë koha jote dhe dashuria janë për fëmijën tënd. Do të zbulosh talente të fshehura dhe do ta inkurajosh t’i zhvillojë në maksimum.
Mama Shigjetar
E merr shumë seriozisht përgjegjësinë tënde si nënë, oraret e banjës, të ushqimit, të lojës, fëmijët respektohen çdo minutë. E di që në këtë mënyrë mund t’i shijosh në maksimum dhe të kujdesesh për ta. Nga këndvështrimi i lojërave pa problem, je mbretëresha e lojërave spontane dhe do t’ua edukosh edhe atyre këtë sens aventure dhe humori.
Mama Bricjap
Sa dashuri dhe sa ëmbëlsi fshihen pas asaj fasade që mund të duket shumë distante! Është vetëm pak ndrojtje dhe respekt përballë asaj qenieje të vogël që sapo ke sjellë në jetë, por që është kaq i rëndësishëm. Sforcohesh t’i mësosh vlera të forta dhe shtyn të realizojë ëndrrat e tij, edhe ato më të çmendurat, duke menduar për gjithë ato që s’ke realizuar vetë.
Mama Ujor
Je një mama e pavarur dhe dëshiron që fëmijët e tu të jetë po ashtu. Gjithmonë e vendosur dhe e gatshme për aventura të reja, dëshira jote më e madhe është që edhe vogëlushët e tu të kenë këtë shpirt aventurier dhe kuriozitet të madh. Kështu që do t’u lësh dhe atyre një liri veprimi dhe mendimi sa mund të kenë vështirësi të kuptojnë limitet. E ëmbël dhe gazmore, do të dish t’u japësh atyre cilësitë emotive të nevojshme për të jetuar në këtë botë të vështirë.
Mama Peshk
Je një mama shumë e ndjeshme, shumë empatike në lidhje me dashuritë e jetës tënde, fëmijët e tu. E shqetësuar për lumturinë e tyre, do të bëje çdo gjë dhe më shumë që ata të jenë të lumtur dhe të ndihen mirë. Kujdes, mos i mbro shumë, duhet të jenë të zotët të provojnë edhe vetë gjërat dhe nuk mund t’u ndalosh të jetojnë, të duan. Lëri të lirë dhe ki besim tek ta!
Discussion about this post