GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Zbuloni jahtin-nëndetëse luksoz të inspiruar nga romani i famshëm

12:50 - 28/04/23
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbuloni jahtin-nëndetëse luksoz të inspiruar nga romani i famshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kompani holandeze ka zbuluar projektin për një superjaht luksoz që shndërrohet edhe në nëndetëse, për të kaluar çaste të paharrueshme mbi dhe nën ujë.

Edhe pse në pamje të parë jahti-nëndetëse duket si mjeti i udhëtimit i një prej personazheve negativë të filmave të James Bond, njerëzit aty brenda do t’ia kalojnë vërtet shumë mirë.

Mjeti parashikohet të kushtojë mbi 22 milionë paund dhe është projektuar të jetë 37,5 metra i gjatë. Brenda tij mund të qëndrojnë 17 persona, përfshi ekuipazhin.

Jahti i quajtur Nautilius është projektuar në bashkërisht nga kompania holandeze U-Boat Worx dhe studioja turko-gjermane e projektimit, Officina Armare.

Pasi shndërrohet në nëndetëse, mjeti arrin të zhytet deri në 150 metra thellësi dhe mund të qëndrojë nën ujë për maksimumi katër ditë.

Përveç dritareve me hapësirë të bollshme për të parë bukuritë e thellësive, jahti është dizajnuar me stilin minimalisht nordik dhe japonez, që fuqizon edhe më tepër pamjen e jashtëzakonshme që udhëtarët do të mund të shohin nën ujë.

Modeli është frymëzuar nga romani i Jules Verne “20 mijë lega nën det”, i shkruar në vitin 1870. Vetëm salla e ngrënies ka një sipërfaqe prej 50 metrash katrorë, ndërsa dhomat e gjumit janë të ndara në një kabinë kryesore, një suitë, si dhe katër kabina të tjerë për të ftuarit dhe një dhomë gjumi për ekuipazhin.

Në kuvertë është instaluar një pishinë me ujë të ëmbël, një bar dhe një tavolinë ngrënieje, e cila mbyllet kur jahti zhytet nën sipërfaqen e oqeanit.

Themeluesi i kompanisë prodhuese, Bert Houtman, tha: “Tashmë njerëzit që duan të kenë një jaht luksoz, duhet të marrin në konsideratë edhe mundësinë për t’u zhytur në 150 metra thellësi. Kur moti përkeqësohet, është më e thjeshtë të zhytesh dhe të vazhdosh udhëtimin. Me Nautilus, tregu i jahteve nuk do të jetë më i njëjti”./GMK

Etiketa: NautiliusTeknologji

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Para
Berisha: Rama i pashpresë, kandidatët tanë fitues

Berisha: Rama i pashpresë, kandidatët tanë fitues

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klos/ Banorët e Kurdarisë kundër ndërtimit të HEC-it në përroin e Luses, largojnë mjetet e firmës
Aktualitet

Klos/ Banorët e Kurdarisë kundër ndërtimit të HEC-it në përroin e Luses, largojnë mjetet e firmës

10:15 - 06/03/26

Banorët e fshatit Kurdari, në Bashkinë e Klosit, kanë larguar mjetet e firmës që po punonte për ndërtimin e një...

Lexo më shumë
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 6 persona në Tiranë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 6 persona në Tiranë

10:10 - 06/03/26
Gjendet pa shenja jete 76-vjeçarja në Shkodër, policia: Dyshohet se

Konflikt mes nxënësve në një shkollë të Durrësit, plagoset me thikë në qafë i mituri

10:01 - 06/03/26
‘Kosova është shqiptare!’ Tifozët e Novi Pazar iu kundërpërgjigjen atyre të Crvena Zvezdës

‘Kosova është shqiptare!’ Tifozët e Novi Pazar iu kundërpërgjigjen atyre të Crvena Zvezdës

09:53 - 06/03/26
Dështuan në zgjedhjen e Presidentit! Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Dështuan në zgjedhjen e Presidentit! Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

09:08 - 06/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com