GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbutën akuzën për Denis Meçen/ ILD konfirmon verifikimin për gjyqtaren dhe prokuroren

15:43 - 14/08/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbutën akuzën për Denis Meçen/ ILD konfirmon verifikimin për gjyqtaren dhe prokuroren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inspektori i Lartë i Drejtësisë deklaron se ka nisur verifikimet në adresë të gjyqtares Luljeta Kolonja dhe prokurores së Korçës Vasjana Postol që hetuan Denis Meçen i dyshuar për vrasjen e Eglantin Progës.

Ajo që kërkojnë të zbardhin inspektorët është se si u ndryshua akuza nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia

Në vendimin që disponon Tch gjyqtarja Luljeta Kole ka pranuar kërkesën e prokurores Vasjana Postol për të lënë nën arrest me burg Denis Meçen, duke i zbutur akuzën në “Vrasje nga pakujdesia”, ndryshe ajo që kishte referuar Policia e Shtetit “Vrasje me dashje”.

Në argumentin e saj prokurorja për të cilën inspektoriati ka kërkuar të dhëna i ka vendosur në dispozicion gjykatës një përgjim ambiental midis dy personave të tjerë të arrestuar për mos kallëzim krimi.

Leonidha Guçe dhe Arian Manellari pyesin të shqetësuar njëri-tjetrin se si ka mundësi që Eglantini ndërroi jetë nga një grusht. Ky diskutim hedh dyshime sipas prokurores se ata ndryshe nga çfarë thanë në Polici se nuk e kishin parë ngjarjen, në të vërtetë kishin dijeni dhe nuk e kishin kallëzuar krimin.

Gjykata çmon se duhen kryer veprime të tjera hetimore dhe se kjo masë ndaj katër të dyshuarve, tre mos kallëzim krimi dhe Meçe për vrasje nga pakujdesia, duhet plotësuar me konkluzionet e mjekësisë ligjore.

Nga ana tjetër gjykata lë të hapur mundësinë se mund të arrihet në rezultate të ndryshme mbi kualifikimin e veprës nga ai që e ka sjellë Prokuroria, mbasi të kryhen disa detyra që nuk bazohen tek dëshmitarët.

Ky dokument do të jetë një nga shkresat që do administrohet nga inspektoriati për sa kohë edhe gjykatës edhe prokurorisë i kërkohet informacion për të disponuar me fashikujt duke nisur nga momenti i referimit

Ajo që kërkon të kuptojë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nuk lidhet me kohën kur u kryen veprimet dhe u dorëzua çështja në gjykatë, por se përse u ndryshua vepra penale./Tch

 

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
“Pësoi arrest kardiak”, Policia identifikon 61-vjeçarin që u gjet i pajetë tek “Ali Demi”

E rëndë në Gjirokastër, vetëvritet 43-vjeçari në banesën e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com