GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Goli i artë i Ze Gomesh ngre Elbasanin në krye të renditjes

21:01 - 12/09/24
në Breaking Views, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Goli i artë i Ze Gomesh ngre Elbasanin në krye të renditjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elbasani mposhti Laçin me rezultatin 1-0, duke arkivuar 3 pikë të arta, falë golit të shënuar nga Ze Gomesh në minutën e 72-të.  

Sulmuesi u hodh nga stoli, teksa u shndërruar në hero, duke gjetur golin e fitores. Pavarësisht përpjekjeve kurbinasit e Cungut, nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës.  

Me këtë triumf Elbasani u ngjit në kuotën e 7 pikëve, duke kryesuar renditjen, ndërsa Laçi mban vendin e fundit me 2 pikë.  Duelin e radhës Elbasani do e luaj në transfertë ndaj Tiranës, ndërsa Laçi pret Partizanin.  

Për sa i përket formacioneve zyrtare te Elbasani bie në sy aktivizimi i portierit ganez, Abalora, që debuton si titullar me elbasanit.  

ELBASANI-LAÇI 1-0

Ze Gomesh 72′

90+6′ Lajthia kishte shansin e artë të dyfishonte shifrat, por shpërdoron para portës.

90′ Akordohen 8 minuta shtesë!

79′ Zëvendësim te Laçi, largohet Bullari, vendin e tij e merr Papa.

72′ GOOOOL ELBASANI 1-0/ Zhbllokohet sfida, Ze Gomesh kalon në avantazh vendasit! Shpërthen festa te verdheblutë. Pas krosimit të Arsen Kasës, sulmuesi afrikan i Elbasanit, godet saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën! (VIDEO)

66′ Dros ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Papës.

58′ Dy zëvendësime te Elbasani largohen Qaqi dhe Melo në fushë Dros dhe Lajthia.

57′ Myrta lëshon një predhë nga distanca, por fantastik portieri ganez i Elbasanit, që devijon topin në këndore. (VIDEO) 

56′ Prodani ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

56′ Kundërpërgjigjet Elbasani me Melon, por tentativa e tij ishte qendrore, u grushtua nga portieri Dajsinani.

54′ Rrezikshëm Laçi me Tresën, por reagon mjaft bukur portieri Abalora, që largon rrezikun në këndore.

46′ Pjesa e dytë starton me një tjetër zëvendësim tek Elbasani, largohet Qose në vend të tij Ze Gomesh. Zëvendësim edhe te Laçi, largohet Cena, në lojë Kryeziu.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Bruno Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Melos.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

44′ Pranë golit Elbasani, me Melon, i cili provoi me të djathtën, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën (VIDEO)

40′ Greca provon me të majtë, por kontrollon pa probleme portieri Dajsinani.

30′ Cena ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje ndaj Arsen Kasës.

28′ Opeh bën një ndërhyrje vendimtare, duke ndalur tentativën e Lilës drejt portës. (VIDEO) 

24′ Gjyqtari Bastari thirret nga VAR, për të parë rastin e minutës së 22-të, por pas konsultës, vendos të akordojë faull në sulm për prekje të topit me dorë nga futbollisti Melo i Elbasanit. (VIDEO) 

23′ Pranë golit Elbasani me Grecën, por tentativa e tij brenda zonës ndalet nga portieri Dajsinani. (VIDEO) 

22′ Ndizet disi sfida, Elbasani kërkon penallti pas rrëzimit të Melos brenda zonës, por gjyqtari Bastari vazhdon lojën.

20′ Zëvendësim i detyruar te Elbasani, largohet nga fusha sulmuesi Gjoni, vendin e tij e merr Greca.

15′ Ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.

5′ Minuta të qeta, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive!

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

ELBASANI: Abalora, Lulaj, Qaqi, Musta, Lila, A.Kasa, Hasani, K.Kasa, Qose, Melo, Gjoni. Trajner: R.Bordin. 

LAÇI: Dajsinani, Opeh, Mjaki, Prodani, Lleshi, Cena, Melo, Traore, Papa, Myrta, Tresa. Trajner: A.Cungu. 

GJYQTAR: E.Bastari, R.Zajimi, A.Topi  

VAR: J.Xhaja 

AVAR: O.Kuka  

gijotina.com/

Etiketa: AF ElbasaniKryesore1

Lajme të lidhura

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE
Breaking Views

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
Derbi i kryeqytetit/ Dy gola në minutat shtesë, Dinamo i merr barazimin Partizanit

Derbi i kryeqytetit/ Dy gola në minutat shtesë, Dinamo i merr barazimin Partizanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE
Breaking Views

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26

Portet turistike mund të jepen sërish pa garë. Kështu paralajmëroi të dielën deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke komentuar...

Lexo më shumë
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

13:15 - 22/02/26
Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com