GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zef Hila për Vaun e Dejës, Berisha: La mandatin për të kandiduar

19:41 - 14/03/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Primaret në PD, zbardhet emri i një tjetër kandidati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbledhja e KQZ-së dhe vendimi për të mosregjistruar në zgjedhje grupin “Alibeaj” që mban tashmë vulën e PD, nuk e ka shqetësuar aspak Sali Berishën, i cili vijon turin e prezantimit të kandidatëve demokratë të dalë nga procesi i “Primareve” dhe alternativave të tyre te qytetarët, duke ndezur motorët e fushatës për 14 majin.

Me garancinë se PD do të hyjë në zgjedhje në koalicion me Partinë e Lirisë dhe aleatë të tjerë opozitarë, Berisha u ndal në mbrëmje në Vaun e Dejës, ku prezantoi deputetin Zef Hila si kandidatin e opozitës për zgjedhjet lokale.

Berisha u shpreh se Hila do të dorëzojë mandatin që i kanë besuar zgjedhësit për të marrë përsipër një mision më të rëndësishëm, që të kthejë bashkinë në shtëpinë e parë të qytetarëve të tij.

Në fjalën e tij para mbështetësve, kryedemokrati Sali Berisha vlerësoi Zef Hilën si njërin ndër qeveritarët lokalë më të aftë dhe më të shkëlqyer që ka patur Partia Demokratike.

“Unë kam një nder të veçantë, kënaqësi të madhe të vij sot për të paraqitur para jush për kryetar të bashkisë së Vaut të Dejës., qytetar të parë të kësaj bashkie, njërin nga qeveritarët lokalë më të aftë, më të shkëlqyer që ka patur dhe ka PD. Njërin nga deputetët e saj më aktivë, avokat i juaj, i interesave tuaja në parlament, i palodhur dhe i pamposhtur.

Unë kam dekada bashkëpunimi me Zef Hilën dhe ajo ç’ka mund të ju them ju, ka qenë dhe është gjithnjë një drejtues, udhëheqës, menaxher, i suksesit, eficent, mbi të gjitha Zef Hila është njeriu që ju do ju, njeriu që zemra, shpirti ju rrah për ju. Njeri që e ndjen veten njërin prej jush dhe të detyruar pafundësisht ndaj jush.

Në këtë kontekst dorëzimi që ai i bën mandatit të deputetit për të ardhur, qëndruar dhe bashkëpunuar me ju, çdo ditë, çdo javë për të rikthyer bashkinë e Vaut të Dejës në shtëpinë tuaj të parë është një akt të cilin kam bindje, se çdo njëri prej jush dhe banorët e kësaj bashkie e vlerësojnë dhe meriton vlerësim të madh“, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, kujtojmë se Hila garoi në procesin e “Primareve” përballë Kolë Shabës, duke fituar me një rezultat të thellë në procesin zgjedhor që u zhvillua brenda PD-së. Ai arriti të marrë 743 vota, ndërsa kundërshtari i tij vetëm 117 vota.

Etiketa: Sali Berishazef HilaZgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve
Aktualitet

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir
Aktualitet

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla
Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

23:15 - 25/03/26
Para
Zarfi i Zi “trondit” banorët e BBV2, ç’thotë Olta

Zarfi i Zi "trondit" banorët e BBV2, ç'thotë Olta

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol
Sport

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

08:32 - 26/03/26

Ernest Muçi ka folur para ndeshjes që Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Polonisë, sfidë kjo e vlefshme për...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 26/03/26
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Mars 2026

07:33 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com