GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zekiç flet për Astanan: E njoh Tomasov, e rëndësishme është…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Zekiç flet për Astanan: E njoh Tomasov, e rëndësishme është…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, ka folur ditën e sotme para mediave në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj kazakëve të Astanas, në turin play-off të Europa Conference League.

Ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve vendas, të cilët kanë qenë kureshtarë të dinin se si do të shihej një eliminim i të kuqve dhe çfarë “kurthi” kishin përgatitur për të ndalur favoritët kazakë.

Për shumë tifozë, humbja e Astanës përballë Partizanit do të ishte një tragjedi. A do të cilësohej një tragjedi një rezultat i pafavorshëm për ju?

Ne kishim të njëjtën situatë para ndeshjeve me klubin nga Andorra. Por futbolli është futboll. Astana është favorite nesër, por unë shpresoj që skuadra jonë të paraqitet më mirë.

A e kupton skuadra që Astana është një kundërshtar shumë më serioz në letër se sa kundërshtarët e mëparshëm të Partizanit në kompeticionet europiane?

Po, sigurisht. Por edhe ndeshjet tona të fundit me Valmieran nuk ishin të lehta gjithashtu.

Çfarë mund të veçoni te Astana?

Unë njoh Marin Tomasov pasi kam trajnuar në Kroaci dhe kam kryqëzuar rrugët me të. Unë njoh gjithashtu edhe Lonçar dhe portierin Çondriç. Nesër, gjëja më e rëndësishme për ne është që të luajmë si skuadër.

Astana gjithmonë lufton në shtëpi në kompeticionet europiane, por shpesh mundet jashtë fushë me rezultate shkatërrimtare. Si do të luajë skuadra juaj nesër, futboll ofensiv apo defensiv?

Udhëtimi ishte i gjatë dhe i lodhshëm. Nesër ne duhet të luajmë me përqendrim dhe qetësi. Astana ka eksperiencë të gjerë në Europë. Më duhet edhe të përmend tapetin e veçantë që ka në stadiumin e Astanës.

A mund të thuhet se prania e një numri të madh lojtarësh të ri është pjesërisht një avantazh për ju? Pasi ata janë të uritur për fitore dhe do të bëjnë gjithçka për të arritur fazën në grupe për herë të parë…

Ne nuk kemi shumë eksperiencë në kompeticionet europiane, por ka me të vërtetë shumë motivim. Për fat të keq, nuk mund të vrapoj në fushë të ndihmoj lojtarët, por ne jemi të përgatitur mirë dhe unë shpresoj që skuadra të bëjë mirë.

A keni konsultuar me mbrojtësin Atanaskoski, i cili ka luajtur më parë në kampionatin e Kazakistanit?

Ai nuk erdh pasi ka marrë kartonë të verdhë. Unë njoh mjaftueshëm rreth Astanas, sidomos për faktin se kam ndjekur ndeshjet ndaj Dinamo Zagreb dhe Ludogorets.

Dje në aeroport, skuadra juaj u takua me disa tifozë të rinj të Partizanit, të cilët kishin përgatitur edhe parulla për lojtarët. A jeni përballur herë të tjera me këtë fakt që në vende të tjera kë tifozë që ju mbështetin?

Partizani është një klub i madh, shumë persona mbështetin ekipin tonë, sidomos në Shqipëri. Do të vini dhe shihni stadiumin tonë, se si tifozët tanë e mbështetin ekipin. Fakti që ata janë të “sëmurë” pas ndesh, është absolutisht normal./PanoramaSport

Etiketa: AstanaAstana-Partizanizekic

Lajme të lidhura

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Para
Erdogan kundër Putin: Nuk e njohim aneksimin e Krimesë

Erdogan kundër Putin: Nuk e njohim aneksimin e Krimesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane
Aktualitet

Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane

07:55 - 22/10/26

Eurodeputeti austriak dhe bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz, ka reaguar me tone te ashpra lidhur me protestat...

Lexo më shumë
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

07:26 - 22/10/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com