GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zelensky bën një hap pas: Ukraina është e gatshme të pranojë…

11:31 - 28/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelensky bën një hap pas: Ukraina është e gatshme të pranojë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina është e gatshme të pranojë statusin e neutralitetit, si pjesë e marrëveshjes së paqes me Rusinë. Deklarata erdhi nga presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë me gazetarët e pavarur rusë, të raportuar nga CNN.

“Garancitë e sigurisë dhe statusi neutral dhe jo bërthamor i shtetit tonë, kjo është pika më e rëndësishme. Kjo ishte pika e parë parimore për Federatën Ruse, me sa mbaj mend. Dhe me sa mbaj mend, ata filluan luftën për të. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë këtë. Kjo është pika më e rëndësishme”, tha presidenti ukrainas.

Çdo marrëveshje duhet t’i vihet popullit ukrainas në një referendum, tha ai. Por Zelensky theksoi edhe një herë dëshirën e tij për të arritur një marrëveshje konkrete paqeje.
“Kjo është një klauzolë garancie sigurie për Ukrainën. Dhe duke qenë se ata thonë se është edhe për ta garanci e sigurisë, është e kuptueshme për mua dhe po diskutohet. Është e thelluar, por unë jam i interesuar të sigurohem që të jetë jo vetëm një copë letër tjetër”, shtoi Zelensky.

Komentet e Zelensky vijnë pasi presidenca turke tha se raundi tjetër i bisedimeve midis delegatëve rusë dhe ukrainas do të mbahet në qytetin turk të Stambollit, të martën. Më herët, Zelensky u tha gazetarëve rusë se do të refuzonte të ulej me negociatorët rusë nëse ata kërkojnë të diskutojnë vetëm “denazifikimin” e Ukrainës. Ai tha se Ukraina nuk do të diskutojë fare termat “denazifikim” dhe “çmilitarizim”, gjatë bisedimeve me Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar perëndimin në lidhje me mbështetjen ndaj vendit të tij në luftë kundër Rusisë. Në një intervistë për “Economist”, ai kritikon ashpër presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për dështimin për t’i ofruar mbështetje ushtarake. “Pse? Sepse ata kanë frikë nga Rusia. Dhe kaq. Dhe ata që e thonë të parët janë të parët që kanë frikë”.

Sipas tij, kryeministri britanik Boris Johnson ka qenë shumë më i prirur për të dërguar armë. “Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një lider që po ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë. Në këtë rast, Johnson është një shembull.

“Britania është padyshim në anën tonë. Nuk po kryen një akt balancues. Britania nuk sheh alternativë për daljen nga situata”, u shpreh presidenti ukrainas.
“Britania dëshiron që Ukraina të fitojë dhe Rusia të humbasë, por unë nuk mund të them nëse Britania dëshiron që lufta të zvarritet apo jo”, shton ai.

Ndërkohë Gjermania sipas Zelenskyt mban një qëndrim të balancuar. “Ata po përpiqen të jenë të ekuilibruar. Ata kanë një marrëdhënie të gjatë me Rusinë dhe po e shohin situatën nga prizmi i ekonomisë. Ata ndihmojnë ndonjëherë. Mendoj se po përpiqen të përshtaten me situatën. Ata po shikojnë gjithashtu se si situata ndikon në vendin e tyre. Ata mund të ndihmojnë, nëse ka presion mbi ta brenda vendit, për ta bërë këtë dhe mund të ndalojnë kur të shohin se çfarë kanë bërë është e mjaftueshme”./ A2

 

 

 

Etiketa: LufteRusiUkraineZelensky

Lajme të lidhura

U kap me 8 kg kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Aktualitet

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria

15:21 - 10/02/26
Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

13:32 - 10/02/26
Emri i tij përmendet 43 herë! Kush është shqiptari me mbiemër Berisha në dosjen ‘Epstein’?
Aktualitet

Emri i tij përmendet 43 herë! Kush është shqiptari me mbiemër Berisha në dosjen ‘Epstein’?

12:25 - 10/02/26
Para
Zjarri në komisariatin e Kamzës/ Çupi te “Ligjet”: Të mbahet përgjegjësi!

Zjarri në komisariatin e Kamzës/ Çupi te “Ligjet”: Të mbahet përgjegjësi!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…
Breaking Views

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

22:54 - 10/02/26

Etrit Berisha po mendon seriozisht të ardhmen e tij te Hacken, me mundësinë e një largimi që tashmë nuk përjashtohet....

Lexo më shumë
Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

22:42 - 10/02/26
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:30 - 10/02/26
Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

21:32 - 10/02/26
Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat

Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat

21:03 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com