GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zelensky bën thirrje/ Trupat ruse po tërhiqen nga veriu i Ukrainës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Thirrja e Zelenskyt për nënat ruse: Mos i dërgoni fëmijët tuaj në fushëbetejë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusët janë tërhequr mëngjesin e ditës së sotme nga aeroporti i Hostomelit, i cili ndodhet në afërsi të Kievit, që ka qenë zonë luftimesh që prej fillimit të konfliktit, bëjnë me dije të dhënat e inteligjencës britanike, sipas të cilave forcat ukrainas kanë vazhduar avancimin e tyre rreth Kievit dhe përgjatë akseve lindore, kanë rimarrë nën kontroll disa fshatra.

Hostomeli ka qenë skenë luftimesh të ashpra që nga fillimi i luftës në 24 shkurt, kur parashutistë rusë u dërguan atje për të marrë aeroportin e rëndësishëm që strehon dhe një bazë ushtarake, si pikë strategjike për ofensivën e tyre. Volodymir Zelensky e pohoi dhe ai këtë mëngjes se trupat ruse po tërhiqen nga veriu.

“Trupat e Moskës po largohen me një ritëm të ngadaltë, por të dukshëm. Beteja të vështira mund të na presin megjithatë në lindje të vendit, rreth Donbasit e Kharkivit. Rusët po grumbullohen e po përgatiten për goditje të reja të fuqishme. Nuk mund të mendojmë se i kemi kaluar tashmë të gjitha testet“, tha Zelensky.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas i paralajmëroi liderët pro-rusë duke u thënë që të jenë të vendosur në qytetet e pushtuara se nuk do të qëndrojnë dot gjatë në postet e tyre.“Mesazhi im për ta është shumë i thjeshtë: përgjegjësia për bashkëpunim është e pashmangshme, dhe i tillë është dhe fakti që drejtësia do të vihet në vend”.

Sipas Zelenskyt, Moska po i kërcënon punëtorët e ndërmarrjeve dhe autoritetet në mënyrë që të bashkëpunojnë me ta. Kremlini po i mëshon idesë se objektivi i tij kryesor gjithmonë ka qenë Ukraina lindore, por Instituti i Luftës e konsideron këtë një gënjeshtër, që synon sipas tij, të fshehë dështimin e pjesës së parë të fushatës ushtarake ruse.

Së fundmi, operacionet ruse tani janë të përqendruara në lindje të Ukrainës, ku dëshiron të marrë të gjithë rajonin e Donjeckut dhe Luhanskut. Nuk përjashtohet mundësia që Moska të marrë Mariupolin në ditët në vijim, por ajo po vazhdon që të pësojë humbje.

Etiketa: LuftaRusisulmUkraineVolodymir Zelensky

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Italia shpëton nga burgu Taçin, nuk gjendet lidhja me mafian

Largimi i Habilajt nga Top Channel, motra e Rezart Taçit: A i vure gjobë tim vëllai?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit
Breaking Views

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26

 Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka reaguar lidhur me situatën në Shqipëri dhe protestat kundër çështjeve mjedisore,...

Lexo më shumë
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com