GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zelensky-grekëve: Ndajeni mendjen, ose me ne ose me Rusinë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zelensky-grekëve: Ndajeni mendjen, ose me ne ose me Rusinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një interviste të dhënë ditën e sotme për mediat greke ka vlerësuar rolin që shteti helen ka dhënë për luftën. Ai gjithashtu ka thënë se vlerëson rolin e Turqisë si ndërmjetëse në negociatat me Rusinë, por në të njëjtën kohë është shprehur se Erdogan duhet të mbajë një qëndrim më të qartë se kë mbështet në këtë konflikt.

“Kur jeni në luftë, duhet të bëni më të mirën për të bashkuar shtetet rreth jush, madje edhe ato që historikisht kanë pasur marrëdhënie të vështira. Ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i pasur të gjitha këto shtete në anën tonë, sepse Ukraina ka nevojë për partnerë dhe miq. Përndryshe nuk do të mund ta mposhtim Federatën Ruse që na sulmoi. Unë do të jem plotësisht i sinqertë me ju, për shembull, ne kemi mbështetjen e Turqisë dhe kemi mbështetjen e Greqisë. Unë do t’ju them sinqerisht se kemi pyetje si për Turqinë ashtu edhe për Greqinë. Kjo është jeta dhe çdo shtet ka interesat e veta.”

Nga ana tjetër, Zelensky shprehet se ata kanë mbështetjen e qeverisë të udhëheqjes shtetërore dhe i është mirënjohës për këtë gjë.

“Ne kemi mbështetjen e qeverisë, të udhëheqjes shtetërore dhe këtë ndihmë e kemi marrë. Unë jam mirënjohës për këtë. Këtu jemi. Do të doja që të gjithë në Greqi të na mbështesin, do të doja që ata të zgjidhnin anën tonë, çfarëdo që të ndodhte, kryesorja është që tani kemi mbështetjen. Dhe më e rëndësishmja është që njerëzit e Greqisë na mbështesin dhe unë jam mirënjohës për këtë. Nga ana tjetër, kuptoj që në Greqi një pjesë e madhe e të ardhurave buxhetore vijnë nga turizmi. Sigurisht, turizmi rus ka sjellë shumë para në Greqi për shumë vite.”

Së fundmi, presidenti i Ukrainës e ka mbyllur fjalimin e tij duke u shprehur se Turqia vepron si ndërmjetëse dhe mbështet Ukrainën me hapa të rëndësishëm, dhe nga ana tjetër, sipas tij shohin përgatitjen e disa rrugëve turistike në të njëjtën kohë, sidomos për turizmin rus.

“Ne besojmë se ata fitojnë para duke derdhur gjak dhe ato para shpenzohen. E njëjta gjë vlen edhe për Turqinë. Nga njëra anë, Turqia vepron si ndërmjetëse dhe mbështet Ukrainën me hapa të rëndësishëm, dhe nga ana tjetër, shohim, për shembull, përgatitjen e disa rrugëve turistike në të njëjtën kohë . Sidomos për turizmin rus. Këtë e shohim edhe ne. Dhe unë si President, nëse duam të kemi marrëdhënie miqësore, duhet të them këtë, se nuk është e mundur. Nuk mund ta trajtosh në këtë mënyrë, është standard i dyfishtë. Kjo nuk është e drejtë. Prandaj tërheq vëmendjen e Turqisë për mundësi të tilla, besoj se nuk mund të jetë kështu, sepse duhet bërë një zgjedhje jeni pro të vërtetës.”

Kujtojmë se pak janë më parë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mori vetë pjesë në negociatat me Rusinë dhe shënoi një përparim të rëndësishëm. Asokohe Rusia ra dakord që të tërhiqej nga pjesa qendrore e vendit dhe të ulte agresivitetin ushtarak. Këto masa nuk zgjatën shumë pasi Rusia cilësoi disa veprime të Ukrainës si provokim dhe nisi sërish një ofensivë masive.

Etiketa: Rusitajip erdoganTurqiUkrainevolodimir zelensky

Lajme të lidhura

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet
Botë

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma
Aktualitet

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Shpërthime të forta në Dubai, mbrojtja ajrore raportohet se ka rrëzuar raketa mbi qytet
Botë

Shpërthime të forta në Dubai, mbrojtja ajrore raportohet se ka rrëzuar raketa mbi qytet

20:21 - 16/07/26
Para
Zbardhet rezoluta e plotë/ PD distancohet nga bojkoti i zgjedhjeve

Këshilli i ri Kombëtar, këta janë ish-ministrat dhe ish-deputetët që u rikthyen (EMRA)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet
Botë

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

Pakistani po e rivlerëson në mënyrë aktive rolin e tij si ndërmjetës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pasi konflikti...

Lexo më shumë
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com