GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zelensky kërkon ndihma urgjente, aleatët mblidhen në Paris

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelensky kërkon ndihma urgjente, aleatët mblidhen në Paris
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Franca ka mbledhur të martën donatorët ndërkombëtarë për një konferencë të përqëndruar tek ndihma për Ukrainën, infrastruktura e së cilës po sulmohet nga forcat ruse.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se qëllimi i konferencës është ta ndihmojë popullin ukrainas “të kalojë stinën e dimrit”. Presidenti ukrainas tha nëpërmjet një lidhjeje videofonike se vendit të tij i nevojiten gjeneratorë energjie, po aq sa i nevojiten edhe autoblindat për forcat e armatosura.

Nëpërmjet një videokonference, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha aleatëve të mbledhur në Paris të martën se nevojiten të paktën 800 milionë Euro për asistencë emergjence për furnizimin me energji gjatë dimrit, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të godasin objektiva civile në mbarë vendin.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka ftuar përfaqësues të mbi 70 vendeve dhe institucioneve për të diskutuar se çfarë mund të bëhet nga tani deri në muajin mars për të ruajtur furnizimin e Ukrainës me ujë, ushqime, dhe energji, si dhe për të ndihmuar sistemin e saj të kujdesit shëndetësor dhe transportin, ndërsa kanë filluar ngricat e dimrit.

“Në zemër të ofensivës ruse pas humbjeve ushtarake të javëve të fundit është zhytja e popullit ukrainas në dëshpërim dhe sulmimi në një mënyrë të papranueshme i infrastrukturës civile, ndërprerja e ujit, ndërprerja e elektricitetit dhe zhytja e popullsisë në errësirë dhe të ftohtë. Prandaj ne jemi mobilizuar që t’i ndihmojmë ata të rezistojnë”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

Presidenti Zelensky u tha pjesëmarrësve se po aq sa i nevojiten autoblindat për forcat e armatosura, vendit të tij i nevojiten edhe gjeneratorët e energjisë.

Gjatë fjalimit të tij në takim, presidenti francez dënoi me forcë sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës civile.

“Këto sulme ajrore kanë haptazi në objektiv popullsinë ukrainase dhe infrastrukturën civile. Këto sulme, që siç e pranoi Rusia kanë qëllimin e vetëm dobësimin e rezistencës së popullit ukrainas, përbëjnë krime lufte. Ato shkelin pa asnjë dyshim parimet më themelore të ligjeve humanitare”, u shpreh presidenti francez.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se BE-ja po ofron 40 gjeneratorë për furnizimin me energji të spitaleve në Ukrainë dhe 800 gjeneratorë për përdorim në objekte të tjera në mbarë vendin.

Konferenca vjen pas një zotimi të hënën të udhëheqësve të Grupit të Shtatëshes për të plotësuar nevojat urgjente të Ukrainës për paisje ushtarake. Konferenca po shqyrton mundësinë e krijimit të një mekanizmi në internet ku Ukraina mund të paraqesë nevojat e saj dhe vendet donatore mund t’iu përgjigjen atyre. Një takim i dytë mes Francës, Ukrainës dhe 500 kompanive franceze po shqyrton se ku mund të investohet dhe çfarë mund të bëhet në periudhën afatshkurtër./VOA

Etiketa: aleateFranceLuftendihma

Lajme të lidhura

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin
Botë

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin

14:42 - 18/09/26
BE kërkon kufizime më të rrepta moshe për rrjetet sociale
Botë

BE kërkon kufizime më të rrepta moshe për rrjetet sociale

14:27 - 18/09/26
Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”
Botë

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

17:01 - 17/09/26
Para
Pse i vrave shokët e Ervis Martinajt? Flet “killeri” Eduart Lamaj

Pse i vrave shokët e Ervis Martinajt? Flet “killeri” Eduart Lamaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Itali/ Kamioni i plehrave përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, kishte të bijën për dore
Aktualitet

Itali/ Kamioni i plehrave përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, kishte të bijën për dore

18:55 - 18/09/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një 42-vjeçare shqiptare e identifikuar si Lavdije Istrefi është përplasur...

Lexo më shumë
Grabitet shtëpia e kardinalit Ernest Simoni në Firence, hajdutët shembin murin për tu futur brenda

Grabitet shtëpia e kardinalit Ernest Simoni në Firence, hajdutët shembin murin për tu futur brenda

18:42 - 18/09/26
Nga Lazarati te Kanadaja: Si po ndryshon trafikimi i kanabisit në Shqipëri

Nga Lazarati te Kanadaja: Si po ndryshon trafikimi i kanabisit në Shqipëri

16:15 - 18/09/26
Ilir Meta nga qelia: Rama delirant! Nuk njeh Gjykatën Kushtetuese dhe as parimin e shtetit të së drejtës

Ilir Meta nga qelia: Rama delirant! Nuk njeh Gjykatën Kushtetuese dhe as parimin e shtetit të së drejtës

15:48 - 18/09/26
Elisabeta Mataj u arrestua për 69 milionë lekë të rinj, bashkëshorti emërohet përgjegjës në Bashkinë Durrës

Elisabeta Mataj u arrestua për 69 milionë lekë të rinj, bashkëshorti emërohet përgjegjës në Bashkinë Durrës

15:26 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com