GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zelensky: Koreja e Veriut po dërgon ushtarë dhe armë në Rusi

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina nis 120 mijë trupa në kufi, Zelensky paralajmëron Rusinë: Tani jemi më të fortë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë dhe armë në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë.

Mediat ukrainase së fundi kanë raportuar se gjashtë pjesëtarë të personelit ushtarak të Koresë së Veriut u vranë në një sulm ajror ukrainas në rajonin ukrainas të Donjeckut – të pushtuar nga Rusia – më 3 tetor.

Raportimet e mediave ukrainase nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur, por gjatë adresimit të tij në orët e vona të 13 tetori, Zelensky për herë të parë përsëriti këtë pretendim.

“Kjo më nuk është çështje vetëm e transferimit të armëve. Tashmë ka të bëjë me transferimin e njerëzve nga Koreja e Veriut për te forcat e ushtrisë okupuese”, tha ai.

Zelensky nuk ofroi dëshmi për të mbështetur këtë pretendim, por spekulimi mbi rolin e Koresë së Veriut në konflikt është rritur në mesin e shenjave se Moska po forcon lidhjet me shtetet sikurse Koreja e Veriut dhe Irani, pas pothuajse 32 muajsh që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Instituti për Studim të Luftës, me seli në Uashington, së fundi ka raportuar se qindra trupa të Koresë së Veriut kanë arritur në Rusi dhe po përgatiten që të dislokohen në Ukrainë.

Koreja e Veriut raportohet se i ka ofruar Moskës armë dhe municion, që Rusia i përdor kundër Ukrainës.

Shërbimi i inteligjencës së Koresë së Jugut ka pretenduar se Pheniani e ka furnizuar Moskën me municione të artilerisë dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi. Kremlini ka hedhur poshtë këto pretendime, por nuk ka komentuar lidhur me deklaratën e Zelenskyt.

Zelensky tha se dislokimi vë në pah nevojën e Ukrainës për “më shumë mbështetje” nga partnerët e saj perëndimorë për të “rritur presionin ndaj Rusisë” dhe për të parandaluar “një luftë më të madhe”.

Presidenti ukrainas javën e kaluar vizitoi Britaninë, Gjermaninë, Francën dhe Italinë dhe u kërkoi partnerëve të Kievit që të vazhdojnë mbështetjen ushtarake për Kievin.

Situata në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme pritet të jetë në krye të agjendës gjatë takimit mes presidentit amerikan, Joe Biden, dhe udhëheqësit gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës në Berlin më vonë gjatë javës.

/REL/

Etiketa: RusiUkraineZelensky

Lajme të lidhura

Raportohet për shpërthim të fuqishëm në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite
Botë

Raportohet për shpërthim të fuqishëm në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite

16:43 - 10/10/26
Fshihej në shtëpinë e së dashurës, arrestohet nga policia italiane i shumëkërkuari shqiptar
Aktualitet

Shqiptari shtiret si polic për t’i vjedhur bizhuteritë gazetares italiane, ajo i ngre kurth

09:26 - 10/10/26
Trump bën deklaratën e fortë: Putin është gati për paqe, lufta në Ukrainë mund të marrë fund para vitit 2028
Botë

Media amerikane: Trump bëri paktin me Putin pasi Zelensky refuzoi kërkesat e SHBA-së

09:12 - 10/10/26
Para
Ideja për shtetin Bektashi, Meta: Shashkë e Ramës që ka grabitur pronat e komunitetit fetar. Rrezik për Kosovën

Projektligji për shkencën, Meta: Përpjekje e qeverisë për të uzurpuar kërkimin shkencor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës
Aktualitet

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

09:14 - 11/10/26

Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion në lidhje me atentatin me shpërthim mbrëmjen e kaluar në qytet, ku viktimë mbeti...

Lexo më shumë
Sot do të jetë ditë vjeshte me shtrëngata, breshër dhe mjegull të dendur

Sot do të jetë ditë vjeshte me shtrëngata, breshër dhe mjegull të dendur

08:15 - 11/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel

07:50 - 11/10/26
Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

07:31 - 11/10/26
Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

22:20 - 10/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com