GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zelensky përlotet para PE: 16 fëmijë janë vrarë! Na ndihmoni të mos e humbim luftën

13:06 - 01/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelensky përlotet para PE: 16 fëmijë janë vrarë! Na ndihmoni të mos e humbim luftën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është përlotur gjatë momentit që ka mbajtur fjalimin para Parlamentin Evropian, teksa vendi i tij ndodhet prej gjashtë ditësh i pushtuar nga Rusia.

I përlotur dhe me zërin që i dridhet, Presidenti Zelensky u shpreh se nuk di si t’i përshëndesë eurodeputetët me “mirëmëngjes” apo “mirëmbrëma”, pasi për disa qytetarë të tij në Ukrainë sot mund të jetë dita e fundit.

“Të pranishëm në këtë seancë plenare, ju përshëndes. Nuk di si t’iu falënderoj e përshëndes të gjithëve, pasi nuk mundem të them mirëmëngjes apo mirëmbrëma, sepse çdo ditë për disa njerëz është e fundit. Unë flas sot për qytetarët e mi, për qytetarët e Ukrainës që po mbrojnë duke paguar dhe çmimin më të lartë, po mbrojnë lirinë. Jam i lumtur që është kjo frymë bashkuese, jam i lumtur që jeni bashkuar të gjithë vendet e BE. Nuk e kam ditur, por ky është çmimi që ne duhet të paguajmë”, tha Presidenti Zelensky.

Me lot në sy, Zelensky i bëri thirrje Putinit të ndalë sulmin  pasi vetëm gjatë ditës së djeshme predhat e tij kanë vrarë 16 fëmijë, ndërsa i kërkoi vendeve të BE ta ndihmojnë të fitojë luftën.

“Ukraina ka zgjedhur Bashkimin Europian dhe këtë mëngjes ishte tragjike pasi qyteti është sulmuar, është qyteti me universitetet më të shumta në të gjithë vendin. Aty ku janë edhe sheshet më të mëdha, është goditur qendra e këtij qyteti. Ishte tentativë e pastër për të vrarë guvernatorin, këto janë krime lufte. Të gjithë qytetarët në atë qytet tashmë janë të bllokuar. 16 fëmijë janë vrarë vetëm ditën e djeshme, dhe presidentin Putin nuk ndalet duke vijuar disa operacione. Nuk po argumenton ndaj kujt po lufton. Qytetarët e Ukrainës janë të motivuar dhe të guximshëm dhe po ne luftojmë për të ardhmen tonë për mbijetesën. Unë besoj se do të luftojmë për të qenë anëtarë të barabartë të Europës, për ti treguar BE që ne dritën e shikojmë nga perëndimi dhe ne nuk bëjmë dot pa ju. Sot ju treguat që jeni me ne. Tani është momenti që ju ta faktoni që ne nuk do të humbim që jeta të fitojë përballë vdekjes dhe ndriçimi përballë errësirës”, përfundoi  Zelenskyy, ndërsa e gjithë salla e Parlamentit Europian u çua në këmbë dhe shpërtheu në duartrokitje.

Ukraina po vazhdon rezistencën e saj ndaj sulmit rus në ditën e 6 të pushtimit, ku pavarësisht sanksioneve të ashpra të Perëndimit, Putini paraqitet i sigurt në arritjen e objektivave të tij në Ukrainë.

Etiketa: Kryesore1PEZelensky

Lajme të lidhura

Sekuestrohen 248 kilogramë kokainë në portin Gioia Tauro në Itali, droga kapte vlerën e 40 milion euro
Botë

Sekuestrohen 248 kilogramë kokainë në portin Gioia Tauro në Itali, droga kapte vlerën e 40 milion euro

09:40 - 17/12/25
Operacion i Antimafias në Firence e Siena, 9 arrestime ndaj rrjetit italo-shqiptar të drogës
Aktualitet

Operacion i Antimafias në Firence e Siena, 9 arrestime ndaj rrjetit italo-shqiptar të drogës

09:19 - 17/12/25
Trump shprehet optimist:  Një marrëveshje për Ukrainën është më afër se kurrë
Botë

Trump shprehet optimist: Një marrëveshje për Ukrainën është më afër se kurrë

11:28 - 16/12/25
Para
Zbardhet vendimi për shefen e IMT-së në Sarandë dhe vartësve të saj: “Keqinterpretuan” vendimin e gjykatës

Zbardhet vendimi për shefen e IMT-së në Sarandë dhe vartësve të saj: “Keqinterpretuan” vendimin e gjykatës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të...

Lexo më shumë
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25
“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

14:30 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com