GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zelensky takohet për herë të parë me mbretin Charles

16:12 - 08/02/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelensky takohet për herë të parë me mbretin Charles
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është takuar me mbretin Charles në Pallatin Buckingham, si pjesë e vizitës së tij të papritur në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte hera e parë që monarku takonte Zelenskyy. Ky i fundit u tha deputetëve më herët se ai do t’i përcillte mbretit mirënjohjen e tij, nga të gjithë ukrainasit, për mbështetjen e tij edhe kur ai ishte ende Princi i Uellsit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të shkojë në Paris pas vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Fjalimi në parlamentin britanik

Presidenti Zelenskyy zhvilloi sot vizitën e tij të parë në Britaninë e Madhe, që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar. Kjo pason vizitën e tij në SHBA në dhjetor. Udhëheqësi ukrainas u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në podiumin e parlamentit britanik. Zelenskyy e nisi fjalimin e tij me optimizëm dhe shpresën për të fituar ndaj agresionit rus.

Ai tha se ukrainasit dhe britanikët mbrojtën lirinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u bën thirrje deputetëve dhe botës për avionë luftarakë për Ukrainën. Edhe pse aleatët perëndimorë kanë shtuar furnizimet me armë të rënda, raketa me rreze të gjatë dhe tanke për Ukrainën në muajt e fundit, ata deri më tani kanë refuzuar të ofrojnë avionë luftarakë modernë. Zelenskyy theksoi rëndësinë e mbajtjes së një rendi botëror të bazuar në rregulla,  të drejtat e njeriut dhe drejtësia. Deputetët, kolegët, gazetarët, klerikët dhe personalitetet e ndryshme kanë qenë të gjithë të pranishëm për të dëgjuar fjalimin e Zelenskyyt në Uestminster Hall. I pranishëm ishte gjithashtu edhe ish-kryeministri britanik Boris Johnson. Ai u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në skenë.

Etiketa: ChalrsmbretiZelensky

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
‘Rreth 300 mijë njerëz janë zhvendosur nga tërmeti në Siri’

‘Rreth 300 mijë njerëz janë zhvendosur nga tërmeti në Siri’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së...

Lexo më shumë
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com