GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një koncert i muzikantit amerikan në Tiranë po shndërrohet në një katastrofë politike për kryeministrin Edi Rama. Për lëvizjen protestuese, çështja tashmë shkon shumë përtej pakënaqësisë fillestare.

Nga Nicole Anliker, NEUE ZUERCHER ZEITUNG

Reperi kontrovers amerikan Kanye West u ngjit në skenë të shtunën e kaluar pranë Tiranës – dhe për më shumë se dy orë dha një shfaqje në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama i pagoi organizatorit privat të koncertit 4,2 milionë euro, nga frika se ai mund ta anulonte koncertin, i cili ishte paralajmëruar me shumë bujë, për shkak të shitjes së ngadaltë të biletave.

Pak ditë më parë, në një video në Facebook, një Edi Rama dukshëm i irrituar deklaroi se me këtë injektim financiar kishte parandaluar një turpërim për Shqipërinë.

Rama pretendoi gjithashtu se e dinte se kush ishte fajtor për shitjen e dobët të biletave: protestuesit e të ashtuquajturit Revolucioni i Flamingove.

Ai i akuzoi ata për shpifje dhe sabotim. Sipas tij, me përhapjen e panikut ata po largonin adhuruesit e muzikës.

Prej javësh, në vend zhvillohen çdo ditë protesta kundër qeverisë.

Padi kundër Ramës

Shumë vende evropiane i kanë anuluar koncertet e Kanye West, i cili tani quhet Ye, për shkak të deklaratave të tij të përsëritura antisemite dhe raciste.

Megjithatë, Rama, i cili konsiderohet si një politikan pro- Izraelit, ngriti posaçërisht një stadium të përkohshëm me emrin “Eagle Stadium”, me kapacitet prej 60.000 spektatorësh, për koncertin e reperit.

Ai besonte se me këtë do të realizonte një sukses të madh marketingu.

Por rezultati ishte krejt i kundërt.

Kur u bë e ditur se qeveria e tij kishte ndarë 4,2 milionë euro (teksti në origjinal përmend “4,2 miliardë euro”, por kjo bie ndesh me shumën e përmendur më sipër dhe me faktet e njohura) me një ligj urgjent nga Fondi i Emergjencave i buxhetit të shtetit shqiptar, shfaqja muzikore, që ishte tashmë moralisht e debatueshme, u shndërrua në një skandal politik.

Këto fonde janë të destinuara në fakt për fatkeqësi natyrore të paparashikueshme.

Përdorimi i tyre për të shpëtuar zhvillimin e një koncerti konsiderohet shkelje e ligjit.

Si pasojë, Partia Demokratike depozitoi një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kundër Ramës dhe ministrit të tij të Kulturës, duke i akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të parimit të barazisë në procedurat e prokurimeve publike.

Përveç shkeljes së ligjit, popullsia u zemërua mbi të gjitha nga arroganca e qeverisë, e cila shpenzon para publike për një koncert pop, ndërkohë që vendi vuan nga inflacioni i lartë dhe probleme të thella strukturore.

Manovra e Ramës erdhi në momentin më të papërshtatshëm të mundshëm dhe tregon se sa shumë ai e ka humbur ndjeshmërinë për gjendjen shpirtërore të popullit.

Mbështetja financiare për koncertin e Kanye West ka nxitur edhe një herë pakënaqësinë e thellë të shqiptarëve ndaj qeverisë së tyre.

Ndryshim kursi për ligjin mbi zonat e mbrojtura

Që nga fundi i muajit maj, çdo mbrëmje mijëra shqiptarë dalin në rrugë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

Shkak për valën e protestave u bë një projekt turistik me vlerë 4 miliardë euro, i kompanisë investuese Affinity Partners, në pronësi të Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, në një zonë të mbrojtur përgjatë bregdetit të Adriatikut.

Për të realizuar planet e ndërtimit, qeveria kishte hequr statusin e mbrojtjes së zonës përmes një ndryshimi të debatueshëm ligjor në vitin 2024.

Ajo që nisi si një protestë e kufizuar mjedisore kundër projektit të ndërtimit, shumë shpejt u shndërrua në një lëvizje të gjerë masive kundër sistemit politik.

Nga e majta në të djathtë, qeveria akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit.

Prej javësh, Rama po reagon me qëndrim të lënduar dhe të palëkundur.

Ai i diskrediton protestuesit, i quan agjentë të huaj ose i fyen.

Megjithatë, të martën, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me komisioneren e BE-së për Zgjerimin në Bruksel, ai premtoi papritur se do ta rishikojë ligjin e debatueshëm për zonat e mbrojtura, në mënyrë që ta përshtatë me standardet e Bashkimit Evropian.

Rama dëshiron ta anëtarësojë Shqipërinë në BE deri në vitin 2030.

Shqipëria është ndër vendet kandidate që kanë përparuar më shumë në negociatat e anëtarësimit.

Çfarë do të nënkuptojnë ndryshimet e paralajmëruara ligjore për projektin e Kushnerit, kjo mbetet e paqartë.

Deri tani, Rama nuk ka lënë asnjë dyshim se dëshiron ta çojë përpara këtë projekt.

Ai e ka mbrojtur gjithmonë ndërtimin si një mundësi historike për zhvillimin e turizmit dhe si një bekim ekonomik për vendin.

Me të njëjtin argument ai justifikoi edhe pagesën prej më shumë se 4 milionë eurosh për organizatorin e koncertit të Kanye West.

Sipas tij, pothuajse 25.000 vizitorë nga 80 vende do të udhëtonin posaçërisht drejt Shqipërisë për koncertin.

Ai pret të ardhura prej të paktën 100 milionë eurosh.

Vëzhguesit e konsiderojnë këtë shifër jorealiste, sidomos duke pasur parasysh se, sipas raportimeve të mediave shqiptare, shteti shpërndau falas një numër të madh biletash për koncertin, në mënyrë që stadiumi të mbushej.

Tituj pronësie të falsifikuar?

Protestuesit nuk u bindën nga këto argumente.

Madje, zbulimet e fundit të agjencisë së lajmeve Reuters i kanë bërë ata të ndihen të konfirmuar në kritikat e tyre.

Reuters ka pasur qasje në dosjet gjyqësore të SPAK-ut, i cili po heton projektin ndërtimor të Kushnerit nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Në këto dokumente, një biznesmen shqiptar me banim në Shtetet e Bashkuara dyshohet se ka falsifikuar titullin e pronësisë për një nga parcelat ku planifikohet të ndërtohet resorti.

Ai ia kishte shitur tokën kompanisë investitore në muajin prill.

SPAK ka ngritur akuzë dhe ka lëshuar urdhër-arrest ndaj biznesmenit për trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas Reuters, ai akuzohet konkretisht se ka trafikuar kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe se fitimet i ka pastruar përmes sektorit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Sipas raportimit, aktakuza nuk përmban akuza ndaj Jared Kushnerit apo investitorëve të tjerë të përfshirë në projektin e resortit luksoz.

I dyshuari i mohon të gjitha akuzat.

Banorët e zonës bregdetare i kanë kundërshtuar prej vitesh në gjykatë pretendimet e tij për pronësinë mbi tokën.

Etiketa: koncertRamazemerim

Lajme të lidhura

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma
Aktualitet

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Para
19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma
Aktualitet

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26

Një shqiptar u arrestua në fillim të vitit 2025, pasi në komunën Jette të Brukselit u zbulua një plantacion kanabisi...

Lexo më shumë
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26
19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:38 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com