GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zemëroi britanikët/ Kjo ishte gafa e presidentit armen në homazhet për Mbretërëshën

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zemëroi britanikët/  Kjo ishte gafa e presidentit armen në homazhet për Mbretërëshën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Britanikët janë zemëruar me presidentin e Armenisë. Kjo ndodhi pasi ai bëri një gafë, kur lejoi të fotografohej teksa përkulej para arkivolit të Mbretërëshës Elizabetë.

Këto pamje janë cilësuar nga mediat britanike si tronditëse. Presidenti Vahgn Khachaturyn u fotografua nga ndihmësi i tij.

Rregullat janë të rrepta brenda ndërtesës solemne 1000-vjeçare. Aty ndalohet në mënyrë kategorike përdorimi i celularëve apo kamerave. Ata që hyjnë në sallën e madhe për të bërë nderimet e tyre të fundit informohen paraprakisht për rregullat.

Pamjet tregojnë se presidenti, një nga aleatët e vetëm të Vladimir Putin, u shoqërua nga ndihmësit dhe kaloi nëpërmjet një korridori VIP për në sallën ku ndodhet arkivoli i monarkes.

Pak çaste më vonë ai futet në radhë mes qindra njerëzve të tjerë që kanë qëndruar deri në 13 orë për të kryer homazhe. Presidenti armen ndalon përpara arkivolit të mbështjellë me flamur. Kura ai përkulet, asistenti i tij nxjerr celularin dhe menjëherë bën një foto. Stafi në sallë mbeti i indinjuar nga incidenti.

Reagimet

“Ishte shumë, shumë mungesë respekti. Krejt e pafalshme. Ai duhet të ketë turp nga vetja. Le të shpresojmë që ai të tregojë më shumë respekt nëse shkon në varrim” – tha Janet Taylor një 76-vjeçare e moshuar që qëndroi 13 orë në radhë me 2 djemtë e saj. “Është thjesht e tmerrshme. Ai dukej sikur po kërcente. Ishte duke qeshur dhe duke mos treguar asnjë respekt” – tha një 52-vjeçare e pranishme.

“Kishte qindra njerëz në atë sallë. Askush nuk po fliste. Vetëm ai. Jap, yap, yap, yap. Është e qartë se ai kishte planifikuar të bënte foto. Ai dhe ndihmësi i tij janë të përgatitur përpara arkivolit. Është një zemërim absolut. Këta njerëz supozohet të japin shembull. Ai i di rregullat dhe do t’i ishte thënë para se të hynte” – thanë të tjerë njerëz në radhë.

“Rregullat janë jashtëzakonisht të qarta. Ne thjesht kërkojmë nga njerëzit që të sillen me respekt dhe të mos bëjnë asnjë foto. Të gjithë kanë arritur t’i ndjekin ato rregulla deri në germë… përveç këtij individi” – i tha “The Sun” një nga organizatorët.

Etiketa: armenMBRETERESHEPresidenti

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Vrasja në Shkodër, ja biseda e fundit e viktimës me të atin, çfarë tha i riu para vdekjes

Vrasja në Shkodër, ja biseda e fundit e viktimës me të atin, çfarë tha i riu para vdekjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26

Egnatia është gati dhe e “karikuar” për të befasuar Aarhus në transfertën daneze, Conference League. Kampionët e Superiores, përmes postimit...

Lexo më shumë
U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme

U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme

15:01 - 22/10/26
DW: Kryeministri Rama përjashtoi dorëheqjen, studentët vijojnë protestat në Tiranë

U arrestuan gjatë protestave, Gjykata e Tiranës liron 8 të mitur

14:46 - 22/10/26
U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit

Ergys Agasi kërkon në GJKKO kthimin e kamerës së sekuestruar në zyrën e tij

14:30 - 22/10/26
IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

14:13 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com