GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sëmundjet e zemrës dominojnë strukturën e vdekjeve në Shqipëri shumë më tepër se në vendet e Bashkimit Europian.

Të dhënat krahasuese nga INSTAT dhe Eurostat tregojnë se 52.9% e vdekjeve në Shqipëri lidhen me sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, ndërsa në Bashkimin Europian kjo kategori përbën 32.8% të totalit të vdekjeve.

Diferenca është e konsiderueshme dhe tregon se shqiptarët humbin jetën nga sëmundjet e zemrës në një nivel gati dy herë më të lartë se mesatarja europiane.

Në Europë, përveç sëmundjeve të zemrës, një peshë të madhe në vdekje kanë edhe tumoret, që përbëjnë 23.9% të vdekjeve, ndërsa në Shqipëri kjo kategori zë 15.3% të totalit. Edhe sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes kanë një peshë dukshëm më të madhe në BE, me 7.8% të vdekjeve, ndërsa në Shqipëri përbëjnë vetëm 2%.

Diferenca të mëdha shfaqen edhe në kategori të tjera të sëmundjeve. Sëmundjet e aparatit të tretjes përbëjnë 4.4% të vdekjeve në BE, ndërsa në Shqipëri vetëm 0.8%.

Sëmundjet mendore përbëjnë 4.3% të vdekjeve në Europë, krahasuar me 0.5% në Shqipëri, ndërsa sëmundjet e sistemit nervor zënë 4.3% në BE dhe vetëm 1.5% në vend. Po ashtu, sëmundjet endokrine dhe të ushqyerjes përbëjnë 3.5% të vdekjeve në Bashkimin Europian, ndërsa në Shqipëri vetëm 0.9%.

Po shtohen pacientët me probleme të zemrës

Të dhënat e fundit tregojnë se rastet me probleme kardiake janë në rritje edhe në sistemin spitalor. Për periudhën janar–gusht 2025, në repartet e kardiologjisë u trajtuan 7,543 pacientë, nga 6,419 pacientë një vit më parë, një rritje prej 17.5%.

Edhe problemet e shëndetit mendor kanë shënuar rritje. Në të njëjtën periudhë, në spitalet psikiatrike u trajtuan 1,129 pacientë, ose 36% më shumë se një vit më parë.

Ekspertët e shëndetit e lidhin këtë tendencë me një kombinim faktorësh që lidhen me stilin e jetesës. Ndotja e ajrit, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme dhe stresi i përditshëm konsiderohen ndër arsyet kryesore që po rrisin simptomat kardiake dhe neurologjike në popullsi.

Ndikimet e fshehura të stresit dhe punës sedentare janë bërë një shqetësim i madh për shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve në korporata dhe biznese.

Mjekja psikiatre Dr. Arjana Rreli, ka pohuar më herët për Monitor se stresi kronik në punë mund të shkaktojë pasoja serioze në shëndetin mendor dhe fizik.

“Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stresit në mjedisin e punës mund të çojë në lodhje emocionale, shqetësime të gjumit dhe madje edhe probleme kardiovaskulare”, – shpjegon ajo.

Sipas kardiologut Dr. Endri Hasimi, ndikimi i stresit kronik në shëndetin kardiovaskular është shpesh i nënvlerësuar. “Kur një individ është vazhdimisht i ekspozuar ndaj stresit në punë, trupi prodhon sasi të larta kortizoli, i cili rrit presionin e gjakut dhe përshpejton zhvillimin e sëmundjeve të zemrës”, – shpjegon ai. “Për më tepër, mungesa e lëvizjes dhe një dietë e pashëndetshme mund të çojnë në formimin e pllakave në arterie, duke rritur rrezikun e infarktit”.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në një analizë për ecurinë e sëmundjeve të zemrës vitet e fundit gjeti se sëmundjet kardiovaskulare kanë përparuar me shpejtësi në dekadën e fundit.

Rastet e diagnostikuara çdo vit në spital janë gjithashtu në rritje së bashku me volumin e shërbimeve diagnostike dhe kirurgjikale. Ndërhyrjet by-pass për rivendosjen e qarkullimit të gjakut në muskulin e zemrës të kryera nga QSUT pothuaj janë rritur në mënyrë eksponenciale në 10 vitet e fundit.

Risku i sëmundjeve të zemrës në Shqipëri vjen duke u rritur me moshën dhe është më i lartë tek burrat krahasuar me gratë. Në grup – moshën 30-69 vjeç vdekshmëria dhe sëmundshmëria janë rreth 2 herë më të larta tek meshkujt, ndërsa pas kësaj moshe diferenca zvogëlohet në vetëm rreth 20%.

Diferencat mes grave dhe burrave janë akoma më të mëdha kur krahasojmë sëmundshmërinë. Arsyet e diferencës përfshijnë mbrojtjen hormonale te femrat para menopauzës, si dhe ekspozimin më të lartë ndaj duhanpirjes dhe abuzimit të alkoolit.

OBSH rekomandon t’i kushtohet vëmendje vlerësimit të përgjithshëm të një numri faktorësh risku për sëmundjet e zemrës dhe aksidentet cerebrovaskulare, në vend të një të vetmi, me synim zvogëlimin e riskut total.

Shqipëria renditet ndërkohë ndër një nga vendet me nivelin më të lartë të obezitetit, që është një tjetër faktor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe vdekshmërinë prej tyre. Sipas Eurostat 56.5% e shqiptarëve mbi 16 vjeç konsiderohen mbi peshë, duke u renditur në zonën e rrezikut.

Femrat shqiptare duket se janë shumë më të kujdesshme se meshkujt. Sipas Eurostat, 62.3% e meshkujve shqiptarë mbi 16 vjeç konsiderohen mbipeshë, ndër më të lartat në Europë.

Gjysma e femrave shqiptare (50.9%) konsiderohen që janë mbipeshë, sipas të dhënave të Eurostat.

Etiketa: Kryesore1semundjeShqiperizemra

Lajme të lidhura

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike
Aktualitet

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike

14:46 - 18/05/26
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

Meta letër kreut të SPAK dhe ndërkombëtarëve: Parandaloni shkatërrimin e një procesit të lirë dhe transparent

13:43 - 18/05/26
Zëvendësoi Mirlinda Karçanajn në krye të AKSHI-t, Igli Tafa paraqitet në SPAK
Aktualitet

Zëvendësoi Mirlinda Karçanajn në krye të AKSHI-t, Igli Tafa paraqitet në SPAK

13:34 - 18/05/26
Para
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë
Botë

Lufta dhe bllokada në Ngushticën e Iranit, dëm 25 miliardë dollarë për kompanitë e mëdha

15:29 - 18/05/26

Lufta SHBA-Izrael me Iranin u ka kushtuar tashmë kompanive në të gjithë botën të paktën 25 miliardë dollarë dhe fatura...

Lexo më shumë
Simeone drejt lamtumirës, Atletico Madrid kërkon trajner të ri

Simeone konfirmon qëndrimin tek Atletico: Ia vlen të vazhdosh në këtë klub

15:06 - 18/05/26
Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike

14:46 - 18/05/26
Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm

Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar

14:20 - 18/05/26
1 orë e 30 minuta, përfundon biseda telefonike Trump-Putin/ Zelensky: Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve

Kremlini: Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën

14:01 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com